Përleshja e “Plisave” dhe policisë pas ndeshjes, lëndohet një zyrtar policor - NACIONALE

Përleshja e “Plisave” dhe policisë pas ndeshjes, lëndohet një zyrtar policor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë, u zhvillua ndeshja e dytë e gjysmëfinales në basketboll, ku u përballen Sigal Prishtina dhe Trepça.

Në fund, ekipi nga Mitrovica, pra Trepça, fitoi me rezultat të ngushtë karshi Sigal Prishtinës 85:86.

Megjithatë, fitorja mbeti nën hijen e përleshjeve të tifozerisë Plisat me policinë që shpërthyen në sallën, ku u zhvillua ndeshja.

Madje, për këtë çështje ka raportuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar edhe për lëndimin e një zyrtari policor.

“Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike , disa nga tifozët kanë hedhur gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme