Futbollisti serb akuzohet nga FA-ja për sjellje të pahijshme, abuzive dhe kërcënuese
Federata e Futbollit e Anglisë ka dalë me një komunikatë, ku thotë se trajneri, Marco Silva dhe sulmuesi, Aleksandar Mitrovic, të Fulhamit, akuzohen për sjellje të pahijshme, abuzive dhe kërcënuese, me të dy që u ndëshkuan me karton të kuq direkt, pas protestave për përjashtimin e Willianit.
Fulham po fitonte 1:0 në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit në kuadër të çerekfinales së FA Kupës, kur Willian shkaktoi një penallti, që më pas pasoi me tre karton të kuq dhe më pas djajtë e kuq fituan ndeshjen 3:1 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.
Zëdhënësi i FA-së ka konfirmuar akuzat ndaj Mitrovic, trajnerit Silva dhe klubit në tërësi.
“Fulham, Marco Silva dhe Aleksandar Mitrović janë akuzuar pas incidenteve gjatë minutës së 72-të të ndeshjes së tyre kundër Manchester United në FA Kupë të dielën më 19 mars.
“Është pretenduar se Marco Silva ka përdorur fjalë fyese ose gjeste apo sjellje ndaj gjyqtarit të ndeshjes; Ai ka përdorur fjalë fyese ndaj gjyqtarit të katërt përpara përjashtimit të tij; dhe se ai ka përdorur gjithashtu fjalë fyese ose sjellje ndaj gjyqtarit të katërt pas përjashtimit.”
Regulation and Discipline update on @FulhamFC: pic.twitter.com/VqW5rJHzJG
— FA Spokesperson (@FAspokesperson) March 20, 2023
Për Silvan, tutje u tha: "Më tej pretendohet se në hedhjen e një shishe uji në drejtim të ndihmës gjyqtarit, sjellja e tij ishte e pahijshme".
Fokusi më pas ishte te Mitrovic: "Përveç kësaj, sjellja ose gjuha e Aleksandar Mitrovicit dyshohet se ishte e pahijshme, abuzive, fyese dhe kërcënuese pas përjashtmit të tij. Gjithashtu pretendohet se Fulhami nuk arriti të sigurojë që lojtarët e saj të silleshin në mënyrë të rregullt."
Loja u kthye shpejt në kaos pasi Willian ndaloi një goditje nga Jadon Sancho që do të kishte barazuar ndeshjen në 20 minuta pa përfunduar takimi. Teksa Chris Kavanagh u drejtua drejt ekranit për të parë më nga afër rekomandimin e VAR-it, ai u sulmua verbalisht nga Silva, përpara se të përndiqej nga Mitrovic dhe të shtyhej nga serbi kur gjyqtari u përpoq të jepte penalltinë dhe të përjashtonte Willian nga loja.

Një dënim i ashpër pritet për lojtarin dhe trajnerin e Fulhamit, pas presionit të vazhdueshëm drejt FA-së nga Shoqata e Gjyqtarëve dhe njohësit e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

