Shoqata e Gjyqtarëve e Mbretërisë së Bashkuar kërkon nga FA-ja dënim të rëndë për sulmuesin serb - NACIONALE

Shoqata e Gjyqtarëve e Mbretërisë së Bashkuar kërkon nga FA-ja dënim të rëndë për sulmuesin serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata e Gjyqtarëve në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar nga Federata Angleze që ta dënojë sulmuesin serb të Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, me të paktën gjashtë ndeshje moslojë pas incidentit të shkaktuar në ndeshjes e londinezëve ndaj Manchester Unitedit në kuadër të çerekfinales së FA Kupës.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i RSUK ka bërë kërkesën për pezullim prej gjashtë ndeshjeve për serbin, presioni mbi FA-në është rritur nga të gjitha anët, nga të cilët kërkohet pezullim deri në fund të sezonit, për kartonin e kuq që mori.

Serbi u përjashtua me direkt të kuq pasi iu afrua kokë më kokë gjyqtarin kryesor të takimit, Chris Kavangh dhe u pa duke e shtyrë atë, teksa apelonte për vendimin për përjashtimin e shokut të skuadrës së tij, Willian, në minutën e 72-të të takimit.

Aleksandar Mitrovic karton i kuq i Mançester Junajtid Fulham FA Cup 2022-23

Presioni që nga ndeshja e djeshme është rritur mbi FA-në, ndërsa Martin Cassidy i Shoqatës së Gjyqtarëve në një intervistë për Express Sport tha: “Ne po kërkojmë gjashtë ndeshje pezullim. Kjo sjellje mund të shihet në një ndeshje të Argjentinës, por jo edhe në ligën më të mirë apo kupat më prestigjioze në botë. Nëse njerëzit mendojnë se mund të sillen kështu në fushë në ndeshje të mëdha, atëherë cilat janë mundësitë për gjyqtarët e takimeve?”

Tutje ai shtoi se ishte e mrekullueshme të shihte se sa mirë veproi gjyqtari në atë situatë, dhe u kthye te incidenti që u përfshi Bruno Fernandes pak javë më parë në një humbje të djajve të kuq 7:0 ndaj Liverpoolit./Nacionale

FA told to ban Bruno Fernandes for five games after Man Utd captain pushed match official - Mirror Online

Një ish-gjyqtar i Premierligës, Jeff Winter, bëri jehonë të madhe, duke kërkuar dënim të rëndë për sulmuesin serb.

“Mendoj se Mitrovic do të jetë me fat nëse luan edhe një ndeshje tjetër në këtë sezon. Kjo situatë është serioze. Lojtari nuk po merrte parasysh kartonin e kuq, nuk po përmbahej dhe mund të ndodhte diçka më e keqe. Për një minutë mendova se siguria e gjyqtarit ishte në pikëpyetje”, tha ndër të tjera, teksa e krahasoi me rastin e Paulo Di Canios (lojtar) dhe Paul Alcock (gjyqtar) të vitit 1998 kur i pari shtyu të dytin në tokë.

Paolo Di Canio recreates referee push almost 25 years on from infamous event - Mirror Online

Lajme të ngjashme