Sulmuesi i lënduar i Arsenalit do të luajë për Brazilin ndaj Argjentinës
Trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ka thënë se do ta trajtonë me kujdesin maksimal Gabriel Jesusin, por që ai do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij në ndeshjen ndaj Argjentinës, në kualifikimet për Botëror.
Sulmuesi ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të Topçinjve për shkak të një dëmtimi në kofshë, por është thirrur nga Brazili për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës kundër Kolumbisë dhe Argjentinës. Ai nuk ka prekur top që nga tetori, kur Arsenali luante me Sevillan në Ligë të Kampionëve dhe ndërsa Diniz thotë se ai dhe stafi i tij do ta trajtojnë me kujdes sulmuesin, ai mund të përfshihet në ndeshjen e dytë kualifikuese.

Jesus ka shënuar vetëm një gol në Premierligë deri më tani këtë sezon, por ai ka shënuar tre herë në Ligë të Kampionëve dhe ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore me Brazilin për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij. Arsenali do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet.
Diniz tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes: "Shqetësimi im është me Gabrielin. E sollëm këtu për disa arsye dhe se ishte e rëndësishme për të. Ai ishte një nga lojtarët, i cili edhe kur luajtëm një ndeshje nën standardet tona kundër Uruguai arriti të ndikojë pozitivisht në lojë. Ishte një lojë shumë e vështirë, por ai arriti atje dhe luajti mirë. Ai na ndihmoi të mbajmë pozicionin tonë dhe të krijojmë vështirësi, ndonjëherë edhe individualisht. Unë i besoj lojtarit dhe ai është këtu, jam i kënaqur. Ai nuk erdhi këtu pa planifikuar. Ai tha se po ndihej mirë dhe tashmë po bënte disa gjëra. Kur fola me të, i kishin mbetur edhe dy javë. Ne menduam të rrezikojmë ta sjellim këtu. Ai është në gjendje të mirë. Po i bëjmë gjërat me shumë kujdes. Sapo mbërriti, ai bëri një rezonancë të re. Ne po e trajtojmë me shumë kujdes. Nëse ai nuk ka një shqetësim, ai do të jetë në dispozicion kundër Argjentinës. Për Gabriel ishte shumë e rëndësishme që ai të vinte këtu dhe ai do të kthehet në Arsenal edhe më mirë se kur erdhi këtu”.

Nëse ai është i përfshirë me Brazilin, duhet menduar se ai mund të përfshihet sërish për Arsenalin pas pushimit ndërkombëtar. Ata luajnë me Brentford më 25 nëntor.
