Gabriel Jesus i bashkohet Brazilit pavarësisht që mungoi në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit - NACIONALE

Gabriel Jesus i bashkohet Brazilit pavarësisht që mungoi në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Gabriel Jesus ka udhëtuar te kombëtarja e Brazilit për detyrën ndërkombëtare pavarësisht që mungoi në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit shkaku i lëndimit.

Braziliani pësoi lëndim gjatë ndeshjes ndaj Sevillas më 24 tetor dhe ka munguar rreth tre javë.

Ai vazhdoi rehabilitimin edhe në fitoren e të shtunës 3:1 ndaj Burnley, edhe pse Arteta tha se ka një shans që ai të paraqitej.

Edhe pse me këtë mungesë, sulmuesi është ftuar nga Brazili javën e kaluar dhe i është kërkuar të udhëtojë që të ndihmojë kombëtaren për ndeshjet e rëndësishme ndaj Kolumbisë, respektivisht Argjentinës.

Ky veprim padyshim s’e kënaq Artetan që sugjeroi se Jesus të mos i bashkohet Brazilit.

Do të flas me doktorët sepse ai nuk ka bërë ndonjë stërvitje me ne”.

Është larg që të punoj me skuadrën, por është komunikim mes klubit dhe kombëtares. Vëmendja e parë është të shohim se cila është më e mira për lojtarin”.

Përzgjedhësi i Brazilit Fernando Diniz pasi njoftoi me listën kërkoi që Jesus të ekzaminohet nga stafi i tij mjekësor.

Atij s’i ka pëlqyer që Gabriel Martinellit iu mohua pjesëmarrja në pushimin e fundit ndërkombëtar, edhe pse luajti vetëm disa ditë më vonë me Arsenalin.

Në skuadrën e fundit nuk e ftuam Martinellin nga Arsenali. Ai nuk bëri teste me stafin tonë, prandaj nuk imagjinuam se do të ishte gati të luante ndaj Venezuelës dhe Uruguaiait dhe ai ishte gati të luante në dy ndeshjet”.

Shkaku i kësaj, duam ta sjellim Gabrielin për të parë gjendjen e tij reale, sepse kemi 15 ditë para se të nisin ndeshjet, prandaj besojmë se janë të mjaftueshme që ai të luajë, sepse më pëlqen shumë”.

Lajme të ngjashme