Sulmuesi i Dortmundit e kalon me sukses operacionin për kancerin në testikuj
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, ka kaluar me sukses operacionin, duke hequr tumorin në testikuj, këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Sebastian Kehl.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ishte diagnostikuar me kancer në testikuj më herët gjatë këtij muaji, shumë pak kohë pasi kompletoi kalimin e tij në Dortmund.
28-vjeçari, iu bashkua Borussisë nga Ajaxi për 34,5 milionë euro gjatë muajit korrik, dhe tani pas operimit do të fillojë me fazën e rikuperimit pas operacionit.
Çfarë tha Kehl për operacionin e Hallerit?
“Operacioni shkoi mirë, shumë mirë dhe tani ai është në rrugën e duhur. Ai ishte shumë i qëndrueshëm dhe pozitiv. Ai i dërgoi mesazh skuadrës, duke thënë: ‘Bëni punën tuaj, jepni gjithçka nga vetja. Sigurohuni që kur të kthehem në fushë të jemi ende në garë’, sigurisht që shokët e tij të skuadrës do ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Kehl për 1&1.

Ende nuk është treguar koha për kthimin e tij në fushat e gjelbra për skuadrën gjermane, por Kehl tha: “Ai sigurisht që do të jetë këtu për disa muaj.”
A do ta zëvendësojë Dortmundi futbollistin e Bregut të Fildishtë?
Dortmundi do të jetë pa lojtarin që nënshkroi në këtë verë, dhe siç raportohet ata do të tentojnë të sjellin një sulmues tjetër për të mbuluar hapësirat.
Haller ishte planifikuar ta zëvendësonte Erling Haalandin e larguar për në Premierligë te skuadra kampione, Manchester City.
Kehl thotë se janë duke shikuar opsionet për t’ia bërë skuadrën e gatshme Edin Terzic për sezonin e ri.
“Jemi duke u përgatitur për skenarë të ndryshme. Edin, Joachim Watzke dhe unë jemi duke folur me departamentin e vëzhguesve të lojtarëve për disa opsione dhe ide të ndryshme. Asgjë konkrete deri më tani.”
Për fund, Kehl nënvizoi: “Megjithatë, Haller është një profil që i mungon skuadrës. Po punojmë në opsione të ndryshme. Por ne do të bëjmë diçka vetëm nëse ka kuptim në fund.”

