Steven Gerrard tregon nëse e do Greenwoodin te Al Ettifaq - NACIONALE

Steven Gerrard tregon nëse e do Greenwoodin te Al Ettifaq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard i ka quajtur si gënjeshtra spekulimet se Al Ettifaq ka interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit Mason Greenwood.

Gerrard mori drejtimin e klubit arab muajin e kaluar dhe thuhet se janë një nga klubet e shumta që e duan anglezin.

Greenwood do të largohet nga “Old Trafford” në këtë afat veror pasi klubi vendosi që mos të luajë më sërish në fanellën e “Djajve të Kuq” pas hetimeve të fundit.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Instagram”, Gerrard postoi një fotografi të mediumit “Daily Mail” duke shkruar “lajme të rreme”.

E ardhmja e Mount vazhdon të mbetet në dyshime meqenëse kërkohet në Itali dhe Turqi, me Romën që po vlerësohet së fundmi si opsioni më i mundshëm.

Greenwood ende nuk ka nisur diskutimet me asnjë skuadër ngase shpresonte se Man United do t’i jepte edhe një shans por që situata rezultoi të jetë ndryshe.

Ndërkohë, Gerrard thuhet se është i lumtur me ekipin momental dhe beson se do të jetë i mjaftueshëm për të garuar për titull kampion – ku e kanë nisur për mrekulli duke regjistruar dy fitore.

Lajme të ngjashme