"S'qenka boksier me zemër': James Kraft e mposht Rodriguezin, por i palumtur me fitoren
Boksieri shqiptar Musa Avdimetaj i njohur ndryshe me nofktën “James Kraft” ka shënuar fitoren e radhës, duke e rrahuar Carlo Rodriguezin.
Në meçin e organizuar nga shqiptarët në “Fadil Vokrri”, Kraft ka treguar fuqinë ndaj boksierit nga Venezuela.
Dueli përfundoi pas vetëm dy rundave pasi mjeku nuk e lejoi Rodriguezin të vazhdonte betejën, meqenëse u lëndua.
I palumtur me këtë fitore u deklarua edhe Rodriguez që tha: “Nëse je boksier, ose bokso ose le. Nuk qenka boksier me zemër”.
“Shumë i lumtur me organizimin e bërë, mirëpo më falni që u fitua ky meç në këtë mënyrë”.
Përndryshe, fitore në Prishtinë kanë shënuar edhe boksierët si Vranoci, Ahmeti, Jakaj dhe Tahirukaj dhe Kelmendi, kurse së shpejti në ring do të del edhe Haxhi Krasniqi.