Spanja në fund triumfon ndaj Portugalisë dhe avancon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Zvicra mposht Republikën Çeke - NACIONALE

Spanja në fund triumfon ndaj Portugalisë dhe avancon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Zvicra mposht Republikën Çeke

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore në fund dhe avancuar në gjysmëfinale të “play-off” për Ligën e Kombeve duke mposhtur Portugalinë (0:1), derisa Zvicra ka triumfuar kundër Republikës Çeke (2:1).

Ndeshja mes Portugalisë dhe Spanjës ishte tejet interesante, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:1.

Portugalia e nisi shumë më mirë dhe dominoi plotësisht në pjesën e parë, duke rrezikuar përmes Bruno Fernandes e Cristiano Ronaldos, por nuk i finalizuan aksionet.

Spanja gjithashtu kishte rastet e veta përmes Alvaro Moratas, mirëpo që asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.

Kur askush nuk e priste, në skenë doli Morata që pas një aksioni të shpejtë, përfitoi nga një asistim i mrekullueshëm dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë (88’).

Kështu, Spanja vazhdon tutje si lider me 11 pikë të mbledhura, derisa Portugalia e mbyll si pozitë e dytë me 10 pikë.

Në anën tjetër, Zvicra ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Republikës Çeke me rezultat të ngushtë 2:1.

Në anën tjetër, Zvicra ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Republikës Çeke.

"Helevikët" morën fitore të vështirë me rezultat të ngushtë 2:1, që ua siguroi pozitën e tretë në ligën A.

Fillimisht, Remo Freuler shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi fantastik të Xherdan Shaqirit për t'i dhënë epërsinë Zvicrës (29').

Ndërsa, vetëm një minutë më vonë - Breel Embo përfiton nga një gabim amatorest i mbrojtjes dhe shënoi lehtësisht për të dyfishuar epërsinë (30').

Pas dy golave të pranuar, mysafirët u këndellen duke rrezikuar përmes Cuofal, i cili goditi shtyllën nga afërsia.

Mirëpo, në fundin e pjesës së parë, Patrik Schick pranoi një pasim brilant nga David Zima dhe mposhti portierin për të ngushtuar epërsinë (45').

Në pjesën e dytë, Republika Çeke kishte një rast të artë pasi Elvedi bëri një faull në zonë dhe arbitri akordoi penallti, mirëpo që Tomas Suocek dështoi nga pika e bardhë (61').

Zvicra në fakt gjeti edhe një herë rrugën drejtë rrjetës përmes Ruben Vargas, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kështu, Zvicra e mbyll këtë garë si pozitë e tretë me nëntë pikë, derisa Republika Çeke bie në Ligën B pasi përfundon në fund me vetëm katër pikë.

Lajme të ngjashme