Southgate shpjegon pse s’e ftoi Marcus Rashfordin - NACIONALE

Southgate shpjegon pse s’e ftoi Marcus Rashfordin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate ka shpjeguar se nuk e ka ftuar sulmuesin Marcus Rashford shkaku i formës së dobët.

Anglezi ka shënuar vetëm tetë gola në 42 paraqitje për “Djajtë e Kuq” këtë edicion, ndërsa në xhirot e fundit edhe u la në stol nga Erik ten Hag.

I pyetur për arsyen e “lënies jashtë listës” Southgate ka treguar se forma e dobët ka ndikuar.

Sigurisht janë thirrje të vështira, po flet për lojtarët që janë shumë të mirë dhe kanë qenë të rëndësishëm që disa vite”.

Sa i përket Marcus, thjesht ndjej se lojtarët e tjerë në atë pozitë kanë pasur sezone më të mira, është kaq e thjeshtë”.

Southgate ndër të tjera ka pranuar se është në dijeni që ka marrë shumë sulmues në listën e “Tre Luanëve”.

Dua gjithashtu të them se mund të marrësh shumë sulmues gjithashtu”.

Mund të kesh shumë opsione në disa pjesë. Sigurisht, me sulmuesit duhet t’i ndjesh si të dashur dhe t’i bësh të ndihen të veçantë”.

Nëse bën shumë mund të jetë edhe e komplikuar. Ka shumë për të menduar në javët e ardhshme”, deklaroi ai.

Rashford ka qenë shpesh çelësi nën urdhrat e Southgate te Anglia, duke bërë paraqitje të mira në Kupën e Botës 2018 dhe 2022, si dhe Euro 2021.

Lajme të ngjashme