“Skuadra më e mirë në botë” – Gvardiol flet si lojtari më i ri i Manchester Cityt
Manchester City herët gjatë ditës ka njoftuar transferimin e ri në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, i cili u transferua te qytetarët nga Leipzig për shumën rekorde 90 milionë euro. Në deklarimin e tij të parë si lojtar i Manchester Cityt, ai ka thënë se është bërë pjesë e skuadrës më të mirë në botë.
Gvardiol ka kompletuar një lëvizje në Premierligë te kampioni në fuqi dhe kampionët evropianë nga RB Leipzig. Trajneri Pep Guardiola konfirmoi të premten se ai po kalonte testet mjekësore me qytetarët dhe transferimi tashmë ka përfunduar.

Gvardiol bëhet nënshkrimi i dytë i Cityt këtë verë, duke iu bashkuar bashkatdhetarit Mateo Kovacic në Etihad Stadium. Mbrojtësi i bashkohet John Stones, Ruben Dias, Manuel Akanji, Nathan Ake dhe Aymeric Laporte si opsionet e qendrës së mbrojtjes të Guardiolës për sezonin e ri.
Josko's first words 🎙️👇
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2023
“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj në Angli dhe ta bëj këtë tani me Manchester Cityn – pas sezonit që sapo kanë pasur – është një nder i vërtetë për mua”, tha ai për faqen zyrtare të klubit. “Çdokush kush e pa Manchester Cityn duke luajtur sezonin e kaluar, e di se ata janë skuadra më e mirë në botë. Për të fituar tripletën tregon gjithçka që duhet të dini për cilësinë që ka ky ekip. Të bashkohesh me Cityn është diçka shumë e veçantë për mua dhe familjen time”.

Manchester City do të përballet me Arsenalin në Community Shield të dielën dhe më pas hap sezonin e tyre në Premierligë kundër Burnley të premten, më 11 gusht.