Skuadra e NBA-së shitet për një shumë rekordëshe - NACIONALE

Skuadra e NBA-së shitet për një shumë rekordëshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi, Mat Ishbia, është shumë afër ta përmbyll marrëveshjen për blerjen e Phoenix Suns (NBA) dhe Mercury (WNBA), për një çmim rekord që shkon në vlerën e katër miliardë eurosh.

Drejtori ekzekutiv i United Wholesale Mortgage, Ishbia, ka bërë marrëveshje në princip me Robert Sarver, i cili ka vendosur aksionet e tij në shitje pasi u pezullua për thirrje raciste e ngacmime seksuale.

“Dy skuadrat kanë fansa të jashtëzakonshëm. Më ka pëlqyer shumë energjia e tyre”, tha miliarderi amerikan.

Mat Ishbia reportedly set to buy Phoenix Suns for $4 billion - mlive.com

Marrëveshja do të ishte një rekord për blerjen e një ekipi NBA-së.

Investimi i Ishbias në një aksion kontrollues në anën e Suns dhe WNBA Mercury e vlerëson afër 4 miliardë euro, më shumë se çmimi prej 3.3 miliardë eurosh që ishte marrëveshja e Joe Tsai kur bleu Brooklyn Nets dhe Barclays Center në vitin 2019.

Ishbia luajti basketboll kolegji në Michigan State dhe ishte një lojtar i dalluar në fitoren e ekipit në kampionatin NCAA nën drejtimin e trajnerit jetëgjatë, Tom Izzo, në vitin 2000.

Former college walk-on Mat Ishbia worth more than MJ, LeBron combined | theScore.com

“Basketbolli është thelbi i jetës sime, nga ditët e shkollës sime si lojtar deri tek nderi për të luajtur për trajnerin Izzo dhe për të fituar një titull kombëtar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit”, shtoi ai.

Ardhja e Ishbias në këtë sport u mirëprit nga i madhi i NBA, Magic Johnson, i cili gjithashtu luajti për Michigan State, edhe pse në një epokë tjetër.

"Të gjitha 29 skuadrat e tjera të NBA më mirë kini kujdes sepse Mat është fitues!" ka shkruar Johnson.

Ishbia tha në nëntor se ai po konsideronte një ofertë për të blerë Washington Commanders të futbollit amerikan pasi humbi në tenderin për skuadrën tjetër të NFL, Denver Broncos në gusht.

Pronari aktual i Phoenix, Sarver, u gjobit me 10 milion dollarë dhe u pezullua nga basketbolli për një vit në shtator, pasi një hetim mbi pretendimet për racizëm dhe mizogjini zbuloi se ai ishte i "përfshirë në sjellje që shkelnin qartë standardet e zakonshme të vendit të punës".

Suns owner Robert Sarver 'shocked' by accusations of racism, sexism

Ai njoftoi se po kërkonte të shiste organizatën menjëherë pas kësaj, duke thënë se ishte "rruga më e mirë e veprimit për të gjithë".

Lajme të ngjashme