Pronari i Phoenix Suns pezullohet për një vit dhe dënohet me 10 milionë euro
Pronari i Phoenix Suns, Robert Sarver, është pezulluar për një vit dhe është gjobitur 10 milionë euro pas një hetimi të NBA-së mbi pretendimet për racizëm dhe mizogjini.

Nga liga më e fortë në botë në basketboll u gjetën prova të "gjuhës së pandjeshme racore, trajtimit të pabarabartë të punonjësve gra dhe deklaratave dhe sjelljeve të lidhura me seksin".
Trajtimi i Sarver ndaj punonjësve gjithashtu me raste përbënte bullizëm.
Hetimi, i cili intervistoi 320 persona dhe shqyrtoi 80,000 dokumente dhe video, u nxit nga një artikull i ESPN në nëntor 2021.
Megjithatë, ndërsa NBA e gjobiti Sarverin me shumën maksimale të mundshme sipas rregullave të saj, raporti thoshte se "nuk konstaton se sjellja e Sarverit ishte e motivuar nga armiqësia racore ose gjinore".
— Phoenix Suns (@Suns) September 13, 2022
Dënimi i Sarver është më pak i rëndë se ai i vendosur ndaj Donald Sterling, pronarit të atëhershëm të Los Angeles Clippers, i cili u përjashtua përgjithmonë nga NBA në 2014 pasi u regjistrua duke përdorur gjuhë raciste në një bisedë private. Liga më vonë detyroi shitjen e ekipit te pronarët e rinj.
Në një deklaratë duke reaguar ndaj gjobës dhe pezullimit të tij, Sarver, i cili gjithashtu zotëron Phoenix Mercury të WNBA, tha: "Udhëheqja e mirë kërkon llogaridhënie.
“Për organizatat Suns dhe Mercury, kjo fillon me mua.
"Ndërsa nuk jam dakord me disa nga detajet e raportit të NBA-së, do të doja të kërkoja falje për fjalët dhe veprimet e mia që ofenduan punonjësit tanë. Marr përgjegjësinë e plotë për atë që kam bërë. Më vjen keq që shkaktova këtë dhimbje dhe këto gabime në gjykim nuk janë në përputhje me filozofinë time personale ose me vlerat e mia."

Komisioneri i NBA, Adam Silver e përshkroi raportin e organizatës së tij si "shqetësues dhe zhgënjyes".
"Në emër të të gjithë NBA-së, kërkoj falje për të gjithë ata që janë prekur nga sjellja e keqe e përshkruar në raportin e hetuesve. Ne duhet të bëjmë më mirë." tha ai.
Sarver ka qenë pronar i Suns për 18 vjet. Ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë objekt ose arenë ekipi të NBA-së ose WNBA-së gjatë pezullimit të tij ose të marrë pjesë në ndonjë aktivitet biznesi me ekipet.