Skuadra e Messit më në fund me një rezultat pozitiv, e ndërprenë serinë prej shtatë humbjeve radhazi - NACIONALE

Skuadra e Messit më në fund me një rezultat pozitiv, e ndërprenë serinë prej shtatë humbjeve radhazi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përpara arritjes së Lionel Messit në ShBA për prezantim te Inter Miami, këta të fundit kanë gjetur pikën e shumëkërkuar të parën që nga 13 maji në MLS, duke i thënë fund serisë negative prej shtatë humbjeve radhazi, me barazimin ndaj Austin.

Josef Martinez shënoi për të kaluar në epërsi Inter Miamin, ndërsa Nick Lima barazoi për Austin teksa të dyja skuadrat pas 90 minutave u ndan me barazim 1:1, me skuadrën e re të Messit që i dha fund ecurisë së tmerrshme në MLS. Fitorja e fundit e klubit në ligë erdhi kundër New England më 13 maj.

Josef Martinez Inter Miami 2023

Trajneri i sapoemëruar Gerardo 'Tata' Martino ishte i pranishëm të shtunën pasi klubi më në fund arriti të regjistrojë një pikë në ligë.

Tata Martino Inter Miami 2:1

Pavarësisht formës së dobët këtë sezon, Inter Miami ka qenë ndër skuadrat më të përfolura të futbollit kohët e fundit për shkak të ardhjes së yllit argjentinas Messi. Fituesi i Kupës së Botës u bë lojtar i lirë më 1 korrik dhe ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij në Inter Miami më 21 korrik në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Cruz Azul.

Inter Miami ndeshjen e radhës në MLS e zhvillon pas dy ditësh, saktësisht më 4 korrik kundër Columbus, ndeshje të cilën do ta zhvillojë në shtëpi.

Lajme të ngjashme