Ndryshohet orari i Kupës së Ligës në ShBA në mënyrë që vëmendja të jetë te debutimi i Messit
Lionel Messi do të jetë në qendër të vëmendjes kur do të debutojë për Inter Miamin, me ndeshjen e Kupës së Ligës të cilës i është ndryshuar orari dhe do të luhet më herët seç ishte paraparë për këtë çështje.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet ta bëjë debutimin për skuadrën e tij të re në MLS kundër Cruz Azul më 21 korrik. Kjo ndeshje e shumëpritur do të zhvillohet në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, me Messin që ka një shans për të shfaqur magjinë e tij te vendasit e Floridës.

Takimi i Inter Miamit me kundërshtarët meksikan ka pësuar ndryshim në orar për të qenë ndeshja hapëse në Kupën e Ligës inauguruese, së bashku me një përplasje që përfshin Orlando City dhe Houston Dynamo. Dy ndeshjet do të nisin në të njëjtën kohë (20:00 ET), duke siguruar që sa më shumë sy të jenë te Messi në atë që do të jetë debutimi i tij për ekipin e tretë të karrierës së tij – pas periudhave të kaluara te Barcelona dhe Paris Saint- Germain.
Kupa e Ligës ka deklaruar se vendimi për të zhvendosur një ndeshje që përfshin fituesin e Kupës së Botës 2022 Messin, është marrë për të siguruar një përvojë optimale për të gjithë tifozët në stadium, si dhe ata që kanë për ta ndjekur nga larg përmes transmetimeve.

Kupa e Ligës do të përfshijë të 47 klubet nga Liga MX dhe MLS, me Messin që do të jetë një nga yjet e shfaqjes pas zbulimit se ai do të vijë në Shtetet e Bashkuara me një kontratë fitimprurëse për të vazhduar karrierën te klubi i cili është në bashkëpronësi të ish-yllit të Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, David Beckham.
