SKANDALI RUBIALES: UEFA e refuzon kërkesën e federatës spanjolle për të përjashtuar skuadrat e La Ligës nga garat evropiane
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka refuzuar një kërkesë të çuditshme të federatës spanjolle, ku ata kishin përkuar përjashtimin e skuadrave të La Ligës nga garat evropiane, pas skandalit të Luis Rubiales, ku puthi me forcë njërën nga futbollistet e Kombëtares gjatë ceremonisë së medaljeve.
Të premten që lamë pas, RFEF i çoi letër UEFA-s, duke kërkuar që ata të përjashtoheshin nga organi qeverisës, për shkak të përfshirjes së qeverisë së shtetit në punët e federatës spanjolle.

Rubiales është pezulluar nga FIFA për incidentin, ndërsa Hermoso ka sqaruar që nga ajo kohë se ajo nuk pranoi për puthjen, duke rezultuar në hapjen e një hetimi penal ndaj presidentit nga prokurorët.
Qeveria spanjolle i ka kërkuar Tribunalit Sportiv të Spanjës (TAD) të pezullojë Rubiales, diçka që RFEF thotë se janë shkelur rregullat e UEFA-s për ndërhyrjen e qeverisë në organet qeverisëse kombëtare të futbollit.

Duket se Rubiales - dhe sekretari i përgjithshëm i RFEF, Andreu Camps - ishin të gatshëm të përdorin dëbimin e mundshëm të ekipeve spanjolle nga Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës për të kërcënuar qeverinë spanjolle që të mos e largonte atë nga pushteti.
Megjithatë, AS raporton se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka refuzuar kërkesën, duke i kthyer në mënyrë simbolike shpinën Rubiales, i cili ndodh të jetë nënkryetar i UEFA-s.
Duke i bërë jehonë qëndrimit të UEFA-s, Victor Francos, president i Këshillit të Lartë të Sporteve të Spanjës (CSD), siguroi klubet spanjolle se qeveria "po vepron sipas rregulloreve ashtu siç janë" dhe se "nuk ka rrezik për pjesëmarrje në asnjë nga garat evropiane".

