Presidenti i federatës spanjolle suspendohet nga FIFA nga të gjitha aktivitetet në futboll, pasi puthi me forcë fituesen e Kupës së Botës - NACIONALE

Presidenti i federatës spanjolle suspendohet nga FIFA nga të gjitha aktivitetet në futboll, pasi puthi me forcë fituesen e Kupës së Botës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka njoftuar se ka suspenduar nga çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin, presidentin e federatës spanjolle, Luis Rubiales, pas skandalit që bëri, duke puthur një nga futbollistet fituese të Kupës së Botës gjatë ceremonisë së medaljeve.

Sanksioni vjen pasi Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen nga posti i tij pasi u përfshi në një skandal në Kupën e Botës për gra 2023 në Australi.

Rubiales puthi Jenni Hermoso në buzë gjatë festimeve të Spanjës pas ndeshjes dhe pretendoi se ishte "konsensuale" edhe pse lojtarja tha se "nuk i pëlqente".

Jenni hermoso, Luis Rubiales GFX

Hermoso që atëherë ka lëshuar një deklaratë për të shpjeguar se puthja nuk ishte "kurrë konsensuale" dhe shtoi se ajo ka qenë nën "presion të vazhdueshëm" për të justifikuar sjelljen e Rubiales.

FA spanjolle ka lëshuar një deklaratë duke vënë në dyshim versionin e Hermosos për ngjarjet dhe duke këmbëngulur se Rubiales "nuk ka gënjyer" për incidentin.

FIFA tani ka marrë masa dhe ka konfirmuar se Rubiales është sanksionuar për 90 ditë dhe janë hapur procedurat disiplinore.

“Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s, Jorge Ivan Palacio (Kolumbi), duke përdorur kompetencat e dhëna nga neni 51 i Kodit Disiplinor të FIFA-s (FDC), ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, konfirmoi FIFA në një deklaratë.

“Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht”.

FIFA gjithashtu ka ndaluar Rubiales dhe anëtarët e RFEF që të kontaktojnë Hermoso derisa të merret një vendim për incidentin.

“Po kështu, kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s për të ruajtur, ndër të tjera, të drejtat themelore të futbollistes së kombëtares znj. Jennifer Hermoso dhe urdhrin e mirë të procedimit disiplinor pranë këtij organi disiplinor, ka nxjerrë edhe dy direktiva të tjera (neni 7 FDC) me anë të, të cilave ai urdhëron z. Luis Rubiales të përmbahet, nëpërmjet tij ose palëve të treta, nga kontaktimi ose përpjekjet për të kontaktuar me lojtaren profesioniste të ekipit kombëtar spanjoll të futbollit znj. Jennifer Hermoso ose mjedisin e saj të ngushtë. Po kështu, RFEF dhe zyrtarët apo punonjësit e saj, drejtpërdrejt ose nëpërmjet palëve të treta, urdhërohen të përmbahen nga kontaktet me lojtaren profesioniste të kombëtares spanjolle znj. Jennifer Hermoso dhe mjedisin e saj të ngushtë”.

Ka pasur një mbështetje të madhe për Hermoson pasi Rubiales njoftoi se nuk do të jepte dorëheqjen gjatë një konference për shtyp.

Lojtarë nga e gjithë bota kanë dërguar mesazhe në mbështetje të yllit të Spanjës, ndërsa një mori futbollistësh janë zotuar të mos luajnë për ekipin kombëtar derisa Rubiales të largohet.

Lajme të ngjashme