“Kërkim-falja nuk mjafton” – Kryeministri spanjoll thotë se Presidenti i Federatës bëri sjellje të pahijshme kur puthi futbollisten Jenni Hermoso - NACIONALE

“Kërkim-falja nuk mjafton” – Kryeministri spanjoll thotë se Presidenti i Federatës bëri sjellje të pahijshme kur puthi futbollisten Jenni Hermoso

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka kritikuar presidentin e Federatës së Futbollit spanjoll RFEF, Luis Rubiales, për puthjen që ia bëri fitueses së Kupës së Botës, Jenni Hermoso, gjatë ceremonisë së marrjeve të medaljeve.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit kapi dhe puthi Hermoson në buzë në podium gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut të finales së Kupës së Botës 2023, pasi skuadra e Jorge Vilda mundi Anglinë 1:0. Pas incidentit, zyrtari u përball me kritika nga të gjitha anët, gjë që e detyruan të kërkonte falje, pavarësisht se mbeti sfidues në reagimin e tij fillestar, pasi ai i etiketoi kritikët e tij si "humbës" dhe "vrima të b****s".

Jenni hermoso, Luis Rubiales GFX

Pozicioni i Rubiales po vihet nën presion në rritje, me kryeministrin spanjoll Sanchez duke këmbëngulur se "faljet nuk janë të mjaftueshme" duke marrë parasysh përmasat e incidentit.

Pedro Sánchez llega este lunes a Tenerife para visitar las zonas afectadas por el incendio | Onda Cero Radio

"Ajo që pamë ishte një gjest i papranueshëm, faljet e Rubiales nuk janë të mjaftueshme, madje mendoj se nuk janë adekuate. Ai duhet të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të sqaruar atë që pamë të gjithë", tha Sanchez në një konferencë për shtyp të martën.

Yolanda Díaz Is Fighting to Make the Spanish Left Work

Yolanda Diaz, zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, gjithashtu ka kritikuar Rubiales dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij pasi "një grua është ngacmuar dhe sulmuar". Ndërkohë, Irene Montero, ministrja për barazi, e percepton incidentin si një “formë e dhunës seksuale”.

El largo entierro político de Irene Montero | Crónica

Hermoso pranoi se asaj "nuk i pëlqente kjo", por më vonë foli në mbrojtje të Rubiales, duke i hedhur poshtë veprimet e tij si një "gjest reciprok krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm që sjell fitimi i një Kupe Botërore". Ajo theksoi më tej se "sjellja e zyrtarit me të gjithë ne ka qenë e jashtëzakonshme dhe ishte një gjest i natyrshëm dashurie dhe mirënjohjeje".

Spanish FA president's kiss on Jennifer Hermoso after Women's World Cup victory sparks controversy | Fox News

Pavarësisht kërkimit-faljes, Rubiales qëndron në pozitën e tij dhe mbetet për t'u parë nëse ai mbetet në rolin e tij si president i RFEF, mes presionit në rritje nga politikanët spanjollë.

Lajme të ngjashme