"S’ka lëndim, shyqyr Zotit tani është mirë", drejtori i Tiranës jep detaje për gjendjen e Visar Bekaj - NACIONALE

"S’ka lëndim, shyqyr Zotit tani është mirë", drejtori i Tiranës jep detaje për gjendjen e Visar Bekaj

3 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Gjendja e portierit Visar Bekaj është mirë dhe ky i fundit nuk ka pësuar asnjë lëndim, kështu tha drejtori i klubit futbollistik Tirana, Tefik Osmani.

Tirana shënoi fitore në udhëtim te Egnatia me rezultat të ngushtë 1:2, por një lëndim jo të lehtë e pësoi Bekaj.

Ish "gardiani" i Prishtinës pati një përplasje të fortë ku për disa minuta ka humbur kujtesën, por sidoqoftë arriti të luajë deri në fund.

Osmani për Gazetën Nacionale ka konfirmuar se gjendja e Bekaj është e mirë dhe që ky i fundit s'ka lëndime, veçse ka pasur një përplasje të fortë.

"Shyqyr Zotit tani është gjithçka mirë, kuptohet sipas stafit mjekësorë".

"Visari nuk ka pësuar asnjë lëndim, vetëm përplasja ka qenë e fortë", deklaroi ai.

Ndërkohë, për lëndimin e Bekaj foli edhe trajneri i Tiranës Orges Shehu, i cili tregoi se për disa minuta portieri humbi kujtesën.

“Bekaj është mirë, ka një të çarë në buzë, në fushë nuk po mbante mend asgjë ndërsa tani mban mend dhe golin që pësoi. Shpresova që Visari mos dilte, isha në dilemë për Përgjonin dhe Hilën, Përgjoni e mbron më mirë, por kishim frikë, e rëndësishme do të ishte mos merrnim goditje", deklaroi Shehu për "Oversport".

Ndërkohë, nga ana tjetër - Bekaj ende s’ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur.

Lajme të ngjashme