“Siuuuuuu” - Tifozët e Arabisë Saudite tallen keq me Argjentinën duke festuar në stilin e Ronaldos
Tifozët e Arabisë Saudite në Katar janë tallur me Argjentinën, duke festuar në stilin e Cristiano Ronaldos, rivalit të përhershëm të kapitenit argjentinas Lionel Messi.
Arabia Saudite e ka shkaktuar njërën prej tronditjeve më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:1 me përmbysje Argjentinën, njërën prej skuadrave e cilësuar si favorite për trofeun në Katar.
Falë një paraqitjeje të guximshme dhe të shkëlqyer, Arabia Saudite e përmbysi rezultatin nga 1:0 në 1:2 për ta fituar ndeshjen hapëse në Grupin C kundër Argjentinës.
Po ashtu, sauditët ia ndërprenë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje Argjentinës së Lionel Messit.
Duke u larguar nga stadiumi pasi e mposhtën dy herë kampionin botëror, sauditët u mblodhën në një grup të madh dhe festuan njëzëri në stilin “siuuuu”, të cilën e përdor rivali portugez i Messit, Ronaldo.
Saudi Arabia fans mocking Lionel Messi with the Cristiano Ronaldo celebration… 😂pic.twitter.com/WI2RnkvZrm
— SPORTbible (@sportbible) November 22, 2022
Si e tronditi Arabia Saudite Argjentinën
Sauditët dukeshin të mbaruar në pjesën e parë, pasi Lionel Messi e kaloi Argjentinën në epërsi 1:0 duke shënuar nga penalltia.
Argjentinës iu shfuqizuan po ashtu tri gola për pozitë jashtë loje në një pjesë të parë ku argjentinasit u zunë plot shtatë herë në pozitë jashtë loje nga kurthi i përkryer saudit.
Por sauditët e përmbysën lojën brenda 10 minutave në fillim të pjesës së dytë falë golave të shkëlqyer nga Saleh Al-Shehri, i cili e barazoi rezultatin, dhe Salem Al Dawsar që shënoi për epërsinë dhe fitoren e kombëtares saudite.
Arabia fitoi me vetëm dy goditje në portë, ndërkohë që portieri Green Falcons pati një paraqitje të shkëlqyer po ashtu, duke bërë disa pritje vendimtare të argjentinasve.
Argjentina e Lionel Scalonit erdhi si favorite në këtë Botëror, për shkak të një ecurie fantastike prej 36 ndeshjeve pa humbje dhe si kampione e Amerikës Jugore 2021.
Tani ata duhet t’i mbajnë gjallë shpresat për trofeun e parë global që prej vitit 1986 dhe për t’i dhënë Messit një lamtumirë të mirëfilltë në atë që është me gjasë Botërori i tij i fundit.
Argjentina do të përballet edhe me Poloninë dhe Meksikën në Grupin C në dy ndeshjet e fundit grupore.

