Situatë e pakëndshme te Real Madrid, Kroos dhe Benzema në dyshime për përballjen ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Situatë e pakëndshme te Real Madrid, Kroos dhe Benzema në dyshime për përballjen ndaj Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori Toni Kroos do të mungojnë në përballjen e Real Madridit si mysafir i Osasunas të shtunën.

Benzema u zëvendësua gjatë fitores të mërkurën pasi ndjeu dhimbje muskulare dhe nuk është ftuar, derisa Kroos mungon shkaku që është ende i sëmurë.

Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e 16-të të martën, kurse Benzema dhe Kroos tani janë në garë më kohën që të shërohen para udhëtimit për në "Anfield".

Sa i përket francezit, ai shpreson që ky lëndim të mos jetë si të tjerët që ta mbajë jashtë fushës për një kohë. Fituesi i Topit të Artë ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje këtë edicion.

Ai gjithashtu mungoi në Kupën e Botës shkaku i lëndimit me përzgjedhësin Didier Deschampas që nuk e priti duke e dërguar në shtëpi.

Agjenti i tij pastaj zbuloi se Benzema ishte i gatshëm të luante në fazën e eliminimit direkt, mirëpo Deschamps vendosi të mos e kthejë më.

Benzema tutje njoftoi pensionimin nga kombëtarja franceze në mënyrë që të fokusohet vetëm te Real Madrid, por problemet me lëndime janë duke vazhduar.

Në anën tjetër, Kroos ka qenë një titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Carlo Ancelottit mirëpo nuk luajti në fitoren ndaj Elches pasi nuk ndjehej mirë dhe nuk do të jetë i gatshëm as për vikend.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të shërohen me kohë për përballjen ndaj Liverpoolit në "Anfield", me "Reds" që do bëjnë çmos për hakmarrje.

Real Madrid ka arritur ta mposht dy herë në finale Liverpoolin këto vitet e fundit, derisa njëherë edhe i eliminoi në fazën e eliminimit direkt.

Përballja mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet të martën e ardhshme me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme