Sinisha Mihajloviq, futbollisti ultranacionalist serb, ishte miku i kryekriminelit Arkan
Sinish Mihajloviq, i cili vdiq sot në moshën 53-vjeçare, ishte një mik i ngushtë i kryekriminelit serb Arkan dhe këtë gjë nuk e kishte fshehur kurrë.
Arkani, emri i vërtetë i të cilit ishte Zeljko Raznatoviq, ishte lider i grupit kriminel famëkeq “Tigrat”.
“Unë e kam njohur mirë Arkanin. Ne ishim miq, ai ishte miku im sportiv. Nuk do të flas për atë që ka ndodhur në luftë, para apo pas saj. Ai më ndihmoi mua. Kur ai vdiq, e përcolla me nderimet më të mëdha. Për të mund ta them vetëm më të mirën”, kishte thënë Mihajloviq.
Arkani ishte përgjegjës për krime të rënda, si vraje, përdhunime dhe torturë, por edhe për plaçkitje dhe kontrabandë mallrash në zonat e luftës, në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Mihajloviqi kishte thënë vite më parë se ishte i vetëdijshëm për krimet e Arkanit në vitet e 90-ta, por nuk donte ta prishte miqësinë me të për të bëmat e tij.
“Unë e dija çfarë kishte bërë. Nuk jam pajtuar kurrë me këtë. Por nuk mund të heqja dorë nga miqësia. Nuk dua të gënjej”, kishte thënë ai për Arkanin në vitin 2004.
Arkani u vra në vitin 2000 derisa po pinte kafe në një kafene në kryeqytetin serb Beograd nga një burrë me pushkë gjysmëautomatike.
Vrasja e tij në moshën 47-vjeçare nënkupton se Arkani nuk u gjykua asnjëherë nga ndonjë gjykatë për krimet e tmerrshme të luftës që i kishte bërë.
Ndërkohë, Mihajloviq vdiq sot në moshën 53-vjeçar.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij.

“Bashkëshortja Arianna, fëmijët Voktorija, Virginia, Miroslav, Dusan dhe Nikolas, nipi Violante, nën Vikyorija dhe vëllai Drazen me dhimbje njoftojnë për vdekjen e padrejtë dhe parakohshme të burrit, babait, djalit dhe vëllait shembullor, Sinis Mihajloviq”, thuhet në njoftimin e familjes.
Mihajloviq ishte diagnostikuar me leukemi në vitin 2019. Ai ishte shënuar pas një tretmani, por në mars njoftoi se sëmundja i ishte rikthyer prandaj iu desh t’i nënshtrohej një cikli të ri të kimioterapisë.
Ai kishte mbetur në postin e trajnerit të Bolognës gjatë mjekimit, por u shkarkua në shtator pas një fillimi të dobët të sezonit.
Si lojtar, Mihajloviqi i zhvilloi 315 ndeshje në Serie A, duke i shënuar 38 gola.
Ai ishte trajneri i Kombëtares së Serbisë, si dhe klubeve të Serie A si Milan, Catania, Sampdoria, Torino dhe Bologna së fundmi.