Si e habiti Messi ish-yllin e Manchester Unitedit me kërkesë për fanellë
Ish-anësori i Manchester United, Angel Gomes ka zbuluar se sa shumë u habit pasi kërkoi fanellën e yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messit.
Gomes momentalisht luan në Lille dhe në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj PSG-së në shkurt të vitit 2022, ai mori kurajën që ta pyes Messin për fanellën e tij në fund të ndeshjes, me argjentinasin që bëri një veprim që nuk e bën shpesh, duke kërkuar fanellën e tij në këmbim.

Gomes për Football Focus tha: “Moment i një tifozi të zjarrtë, s’mund të gënjej. Ai më dha fanellën. Ai e zhveshi fanellën dhe ma dha. Për mua ishte një moment shumë i bukur por më pas ai tha ‘prit nuk po më jep fanellën tënde?’ dhe unë isha ‘ti dëshiron fanellën time?’ dhe ai tha po, kështu që ja dhashë. Nga koha kur e shikoja në televizion, duke shikuar videot e tij, në kohën kur unë luaj kundër tij dhe duke marrë fanellën, ishte e një moment i pabesuar për mua.”

Gomes mund ta konsiderojë veten me fat që është pjesë e një grupi elitar, pasi Messi ka zbuluar në të kaluarën se ai kurrë nuk kërkon fanellën e lojtarëve kundërshtarë. 35-vjeçari kishte thënë: “Nuk i kërkoi fanellat, zakonisht vetëm i ndërroj, por Zidanen e pyeta një herë. Nëse ka një argjentinas, unë e kërkoi, por nëse dikush nuk më pyet as unë nuk e pyes askënd.”
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Fanella e Messit mbetet një nga zotërimet me të çmuara për çdo kundërshtarë. Fituesi i Kupës së Botës 2022 i cili rreshtohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në fund të sezonit veror me shumë gjasë do të largohet nga PSG si lojtar i lirë, me disa thashetheme që e lidhin atë me një kthimi në shtëpi [Barcelonë], teksa ka oferta edhe nga skuadra e MLS Inter Miami apo në Arabinë Saudite nga Al-Hilal./Orselina Lazraj
