"Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh" - Edi Rama e dekoron me 'Shqiponjën e Artë' Sylvinhon - NACIONALE

"Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh" - Edi Rama e dekoron me 'Shqiponjën e Artë' Sylvinhon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dorëzuar 'Shqiponjën e Artë', trajnerit Sylvinho, i cili e kualifikoi Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Nga sot e tutje, trajneri brazilian dhe legjenda e futbollit botëror, do të ketë nënshtetësi shqiptare, këtë e bërë të ditur edhe ministri i brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.

Në një video të shpërndarë nga ai në rrjetin social Facebook, ku ishte ulur pranë trajnerit, ai tha: "Jemi në Samitin e Diasporës shqiptare dhe pranë vetës kam shqiptarin e fundit, që me dëshirë të madhe ka pranuar të jetë qytetari ynë," e cila u pasua nga Sylvinho me pak fjalë: "Sigurisht, shqiptar i pastër, shumë faleminderit".

Tutje Balla i uroi trajnerit për suksesin e madh të arritur dhe e falenderoi për pjesëmarrje në Samitin e Diasporës, ku të ftuar ishin Arbëreshët.

Ndërsa Kryeministri shqiptar, në të njëjtën ceremoni, i dorëzoi trajnerit 'Shqiponjën e Artë' që nënkupton në një formë nënshtetësinë shqiptare, duke pasuar me një mesazh të zgjedhur.

"Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë, Sylvinho", tha Edi Rama, ndërsa Sylvinho u falënderua në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme