“Shqipëria s’di të luajë, ishte thjesht stërvitje”, ish futbollisti i ofendon rëndë ‘Kuq e Zinjtë’ - NACIONALE

“Shqipëria s’di të luajë, ishte thjesht stërvitje”, ish futbollisti i ofendon rëndë ‘Kuq e Zinjtë’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët e Shqipërisë nuk dinë të luajë, ndërsa edhe dy ekipe të kampionatit të Kilit mund ta mposhtin, kështu e ka poshtëruar me deklaratë ish futbollisti Miguel Angel Neira kombëtaren ‘Kuq e Zi’.

Kili dhuroi spektakël ndaj Shqipërisë në miqësoren e zhvilluar të premten, duke fituar me rezultat bindës 3:0.

Megjithatë, Neira që është ish futbollisti i kombëtares së Kilit ka deklaruar se kjo Shqipëri është aq e dobët, sa mposhtet nga dy ekipet e kampionatit.

“Po shikoja lojën Catholic kundër La Calera, ndeshja më e keqe e vitit dhe këto dy klube janë në gjendje ta mposhtin Shqipërinë”.

“Ata djem (Shqipëria) nuk di as s’i të luaj, çdo gjë e bën praptas, ky rezultat nuk duhet të merret parasysh përndryshe do të hutohen”.

Ndër të tjera, ai kishte kritika edhe për lojtarin më të daulluar Dario Osorio, duke i treguar se ndaj kombëtareve tjera s’mund të luajë në këtë mënyrë.

Kundër kësaj skuadre luajti mirë, por ndaj të tjerave nuk do t’ia dalë, nuk do të arrij të luaj. E ritheksoj, kjo ndeshje nuk duhet marrë parasysh, është një mashtrim, po i bën njerëzit të besojnë se jemi mirë, kjo ishte një stërvitje me publikun", nënvizoi ai për "Bolavip".

Lajme të ngjashme