Shqipëria rrezikon rënien nga Liga B, Ukraina në epërsi prej dy golave ndaj kuqezinjve pas 45 minutash
Kombëtarja e Shqipërisë është duke pësuar humbje 2:0 nga Ukraina në Air Albania, kështu duke rrezikuar rënien nga Liga B në atë C.
Kuqezinjtë erdhën në këtë takim si vendi i tretë në Ligën B1 me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë, një pikë më pak se lideri, Çekia, dhe dy më shumë se vendi i fundit Ukraina.
Por tani në xhiron e fundit kur janë zhvilluar pjesët e para, gjërat kanë ndryshuar.
Shqipëria po pëson humbje 2:0 nga Ukraina, ndërsa Çekia po fiton 2:0 ndaj Gjeorgjisë.
Zinchenko në minutën e pestë dhe Yaremchuk pesë minuta më vonë shënuan për Ukrainën.
⚽️ GOAL | 🇦🇱 Albania 0-2 Ukraine 🇺🇦 | Yaremchukpic.twitter.com/pRuRfgHe46
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 19, 2024
Tani, Kombëtarja e Shqipërisë, gjendet në vendin e fundit në grupin B1, me shtatë pikë.
Aq pikë momentalisht ka edhe Gjeorgjia e vendit të tretë, por këta të fundit kanë goldallimin në të mirë të tyre.
Ukraina është zhvendosur në vendin e dytë, ndërsa Çekia po vazhdon sigurt drejt kthimit në Ligën A.
Nëse gjërat qëndrojnë kështu siç janë, Shqipëria bie në Ligën C, ndërsa Gjeorgjia do të luajë në play-off, për të qëndruar në B apo për të rënë në C.