Shqipëria ‘rrëmben’ lojtarët kosovarë edhe në futsall, fton nëntë nga 14 të mundshëm - NACIONALE

Shqipëria ‘rrëmben’ lojtarët kosovarë edhe në futsall, fton nëntë nga 14 të mundshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka ftuar nëntë lojtarë nga Kosova për dy miqësoret ndaj Zvicrës.

Jo vetëm në futboll, “Kuq e Zinjtë” duket se nuk po arrijnë t’ia dalin pa yjet e Kosovës.

Në listën e fundit të Kombëtares shqiptare në futsall, janë ftuar plotë nëntë lojtarë nga Kosova, të cilët edhe janë pjesë të klubeve kosovare.

Valdrin Mjeku, Drilon Haxhijaj, Ermir Kryeziu, Halim Selmanaj, Mentor Mejzini, Arif Limani, Fatlum Pishtani, Jetmir Gashi dhe Azdren Gashi.

Pra nga 14 lojtarë që marrin pjesë në listë, nëntë prej tyre pra janë nga Kosova.

Tashmë kjo duket normale për FSHF-në, të cilët janë të mendimit se s’ka rëndësi nga vjen dhe të gjithë duhet të luajnë për fanellën “Kuq e Zi”.

FSHF vazhdon të rrëmbejë kosovarët edhe në futboll, ku së fundmi ishte rasti i Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës.

Lajme të ngjashme