Shqipëria ia huazon Kosovës bregdetin në përpjekjet e saj për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Kandidatura e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ka marrë një shtytje pasi Shqipëria do t’ia lejojë asaj përdorimin e bregdetit të vet për sportet e lundrimit.
Ministri i Sportit i Kosovës, Hajrullahu Çeku dhe Ministrja e Sportit e Shqipërisë Evis Kushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, njoftoi Daulina Osmani, zëvendësministrja e Sportit e Kosovës.
Kosova e dorëzoi zyrtarisht muajin e kaluar kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2023.
Në mungesë të bregdetit apo infrastrukturës për sportet lundruese, Kosova kishte nevojë për ndihmën e shtetit shqiptar.
“Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar”, shkroi ajo në Facebook.
Lojërat 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multisportive e cila i bënë bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Kosova do të ketë shumë punë për të bërë brenda shtatë viteve për ta fituar kandidaturën për organizmin e këtyre lojërave, që do të ishte historike për vendin.
Vendi nuk ka fare infrastrukturë tani për tani për organizmin e një ngjarjeje të tillë dhe do ta ketë të vështirë ta fitojë të drejtën në garë me vendet shumë më të zhvilluara.