Shqipëri – Serbi: Publikohen formacionet zyrtare
Shqipëria përballet me Serbinë në një të vlefshme për kualifikimin në Botërorin 2026.
Pas një paraqitjeje mbresëlënëse kundër Andorrës, ku skuadra triumfoi 3-0, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho shfaqen të motivuar për të shfrytëzuar si duhet fushën dhe përkrahjen e zjarrtë të tifozëve në shtëpi.
Trajneri brazilian ka bërë disa ndryshime në formacion, duke përzgjedhur Strakoshën si gardian të portës. Mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë janë vendosur Shehu, Asllani, Laçi dhe Hoxha. Sulmi udhëhiqet nga dyshja e rrezikshme Manaj dhe Broja.
