Shpjegim: Ja pse kartoni i kuq ndaj Declan Rice ishte vendim i drejtë i gjyqtarit - NACIONALE

Shpjegim: Ja pse kartoni i kuq ndaj Declan Rice ishte vendim i drejtë i gjyqtarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali u ndal me barazim 1:1 nga Brighton, në kuadër të xhiros së tretë dhe krejt kjo për shkak se ylli anglez, Declan Rice, u ndëshkua herët me kartonin e dytë të verdhë, për të lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Topçinjtë ishin duke fituar pas golit të Kai Havertz në pjesën e parë.

Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, Declan Rice, e pengoi kundërshtarin të niste një aksion të shpejtë, edhe pse kishte një karton të verdhë nga pjesa e parë.

Gjyqtari i takimit, Chris Kavanagh, me ndihmën e VAR-it mori vendim për ta përjashtuar anglezin, që në bazë të rregullave, ishte vendim krejtësisht i drejtë.

Çka thonë rregullat?

Bazuar në rregullat e përgjitshme të futbollit dhe ato të futbollit anglez, kur një lojtar dëshiron ta nisë ndeshjen shpejt dhe pengohet nga kundërshtari, kjo konsiderohet shkelje e menjëhershme e ndëshkuar me karton të verdhë.

Ky ishte saktësisht rasti me Rice. Veltman që tentoi të niste topin, duke parë pamjet, nuk kishte synim ta godiste yllin anglez, por kur ky i fundit bëri shkelje duke penguar nisjen e aksionit, Veltman e goditi padashje, prandaj ndaj tij nuk kishte një veprim të gjyqtarit, por vetëm ndaj Rice.

Si përfundim, sipas shpjegimit të gjyqtarit dhe konfirmimit nga VAR, kartoni i kuq pas dy ndëshkimeve me të verdhë, ishte vendim i duhur, sipas ligjeve të lojës.

Lajme të ngjashme