Shorti më i mirë dhe më i keq i mundshëm në letër për Kosovën në kualifikime për “Euro 2024”
Tashmë na ndajnë vetëm edhe 10 ditë deri në hedhjen e shortit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” gjenden në vazon e katërt pasi vulosen fitoren ndaj Qipros, duke e mbyllur si pozitë e dytë në ligën C të Ligës së Kombeve.
Sidoqoftë, nëse ia hedhim një sy të gjitha vazove, Kosovës mund t’i prijë fati, ose ndoshta edhe të gjendet në një grup të ‘vdekjes’.
Shorti më i mirë i mundshëm në letër për Kosovën mund të dukej kështu: Poloni, Izreal, Shqipëri/Armeni, Kosovë, Malta, San Marino.
E çdo e mirë e ka një të keqe. Kosova mund të mos i prijë fati duke u gjendur në një grup të "vdekjes", me kombëtare të frikshme. Një short i tillë mund të dukej: Portugali, Francë, Suedi, Kosovë, Irlandë Veriore dhe Andorra.
Kujtojmë se vazot e plota ishin kështu:
Vazo 1: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari, Zvicër, Poloni
Vazo 2: Francë, Austri, Republika Ceke, Angli, Uells, Izrael, Bosnja/Hercegovinë, Serbi, Skoci, Finlandë
Vazo 3: Ukrainë, Islandë, Norvegji, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Mali i Zi, Rumani, Suedi, Armeni
Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan, Luksemburg, Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut
Vazo 5: Sllovaki, Irlandë Veriore, Qipro, Bjellorusi, Lituani, Gjibraltar, Estoni, Letoni, Moldavi, Malta
Vazo 6: Andorrë, San Marino, Litenshtajnë.
Ndeshjet e para pas hedhjet së shortit për fazën e grupeve, do të nisin më 23-25 mars 2023, derisa do të përfundojnë më 19-21 nëntor 2023.
Për fund, kujtojmë se 10 fituesit e grupeve dhe 10 pozitat e dyta në tabela do të avancojnë tutje, derisa tre vendet e mbetura do t’u takojnë skuadrave që përballen në “play-off” nga pozitat e treta me më shumë pikë.
E tani mbetet të shihet për shortin që do të hedhet në Frankfurt, në datën 9 tetor 2022 me fillim nga ora 12:00.
