UEFA e përsërit: Kosova s'mund të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjën në kualifikime për Euro 2024
Kombëtarja e Kosovës nuk mund të jetë në të njëjtin grup me dy shtetet si Serbia dhe Bosnja Hercegovina, kjo tani është konfirmuar edhe nga UEFA.
Duke parë parasysh politikën mes shteteve, UEFA ka vendosur të mos lejojë një përballje të mundshme në grupe.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje e UEFA-s:
"Pesë çifte shtetesh janë shpallur si të ndaluara. Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi”, shkruhet në komunikatë.

Gjithçka që duhet të dini për hedhjen e shortit për "Euro 2024"
Tashmë na ndajnë edhe pak ditë para se të marrim vesh se me cilat kombëtare, Kosova do të jetë në grupe për kualifikimin e mundshëm për Kampionatin Evropian, që do ishte i pari në histori.
"Dardanët" që e mbyllen si pozitë e dytë në grupin C, gjenden në vazon e katërt, derisa vazot e plota janë kështu:
Vazo 1: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari, Zvicër, Poloni
Vazo 2: Francë, Austri, Republika Ceke, Angli, Uells, Izrael, Bosnja/Hercegovinë, Serbi, Skoci, Finlandë
Vazo 3: Ukrainë, Islandë, Norvegji, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Mali i Zi, Rumani, Suedi, Armeni
Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan, Luksemburg, Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut
Vazo 5: Sllovaki, Irlandë Veriore, Qipro, Bjellorusi, Lituani, Gjilbratar, Estoni, Letoni, Moldavi, Malta
Vazo 6: Andorrë, San Marino, Litenshtajnë.
Ndërsa, katër kombatëret që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, si Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia do të zhvillojnë ndeshjet në vitin tjetër.
Si do të realizohet procedura e shortit?
Shorti do të nis me skuadrat e kualifikuara për Ligën e Kombeve dhe vazon e parë, para se të vazhdojë nga vazo e dytë deri te gjashta.
Si rregull, për secilën pozitë, kombëtaret do të tërhiqen në grupet që nisin me rregull alfabetik nga A deri në J. Katër kombëtaret që u kualifikuan në Ligën e Kombeve, do të renditen në grupet A,B,C dhe D respektivisht.
Si do të funksionojë kompeticioni?
Do të jenë 10 grupe: Shtatë grupe nga pesë skuadra (A-G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (H-J). Kombëtaret do të luajnë në sistemin dy ndeshje, shtëpi dhe si mysafir. Ndeshjet do të zhvillohen bazuar në kalendarin e Kampionatit Evropian që nis nga marsi deri në nëntorin e 2023.
10 fituesit e grupeve dhe 10 pozitat e dyta do të kualifikohen direkt. Ndërsa, tre pozitat e mbetura do të garojnë me skuadrat që luftojnë në play-off në marsin e 2024.
Kur do të zhvillohen kualifikueset për "UEFA Euro 2024"?
Datat për ndeshjet kualifikuese janë këto:
Ndeshjet e para (23-25 mars 2023)
Ndeshjet e dyta (26-28 mars 2023)
Ndeshjet e treta (16-17 qershor 2023)
Ndeshjet e katërta (19-20 qershor 2023)
Ndeshjet e pesta (07-09 shtator 2023)
Ndeshjet e gjashta (10-12 shtator 2023)
Ndeshjet e shtata (12-14 tetor 2023)
Ndeshjet e teta (15-17 tetor 2023)
Ndeshjet e nënta (16-18 nëntor 2023)
Ndeshjet e 10-ta (19-21 nëntor 2023).
Datat për "play-off"
Gjysmëfinalet e play-offit (21 mars 2024)
Finalja (26 mars 2024)
Datat përfundimtare të turneut
Nis më 14 qershor 2024 dhe mbaron me 14 korrik 2024.
Për fund, kujtojmë se shorti do të hedhet më 9 tetor 2022 dhe do të nis në ora 12:00.