Shkëlqen McTominay, Man Utd fiton derbin ndaj Chelseas
Manchester United ka shënuar një fitore të madhe ndaj Chelseas, në kryederbin e xhiros së 15-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” triumfuan ndaj rivalëve me rezultat të ngushtë 2:1, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.
Man United kishte një mundësi të artë pas vetëm nëntë minutave, por kapiteni Bruno Fernandes dështoi keq nga pika e bardhë.
Megjithatë, 10 minuta më vonë vendasit kaluan në epërsi përmes Scott McTominay që realizoi pas një topi të kthyer nga bllokomi i gjuajtjes së Maguires (19’).
Chelsea arriti të këndellet në fundin e pjesës së parë, duke realizuar me Cole Palmer që shënoi një solo gol pas pasimit të Mudryk (45’).
Man Utd ishte më e mirë gjatë pjesës së dytë duke pasur më shumë raste shënimi.
Heroi rezultoi të jetë McTominay që shënoi me kokë nga afërsia pas një harkimi të Alejandro Garnachos (69’).
Chelsea në fakt mund të fitonte një pikë, por shqiptari Armando Broja dështoi të realizonte me kokë nga gjashtë metra distancë.
Man Utd tani ngjitët në pozitën e gjashtë me 27 pikë derisa Chelsea vazhdon të renditet në vendin e 10-të me 19 sosh.