Shitja e pronës publike te pronarët e Manchester Cityt ‘vështirë e justifikueshme’ sipas një raporti të pavarur - NACIONALE

Shitja e pronës publike te pronarët e Manchester Cityt ‘vështirë e justifikueshme’ sipas një raporti të pavarur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një raport i pavarur ka gjetur se shitja e tokës publike nga Këshilli i Qytetit të Manchesterit te pronarët me bazë në Abu Dhabi, të cilët janë pronar të kampionit anglez, Manchester City, ishte shumë e lirë dhe është vështir e justifikueshme.

Një hulumtim i kryer nga Instituti Urban dhe Qendra për Kërkime mbi Kontabilitetin dhe Financat e kontestueshme (CRAFIC), ka arritur në përfundim se marrëdhënia mes këshillit dhe pronarëve ka potencial të bëhet detyrim etik, politik dhe ekonomik.

Hulumtimi është i fokusuar në skemën Manchester Life, e nisur si projekt në vitin 2014 me një marrëveshje prej 1 miliardë dollarësh midis Këshillit të Qytetit dhe pronarëve të kampionit anglez për rigjenerimin e tokave të papërdorura në fusha futbolli.

Megjithatë, raporti pretendon se kjo tokë, e përbëra nga nëntë zona, iu shit pronarit të Cityt, Sheikh Mansour me një çmim relativisht të ulët se vlera reale e tregut dhe me një qira jashtëzakonisht të gjatë, 999-vjeçare. Kohëzgjatja tipike në këto raste sipas raportit është midis 150 dhe 250 vjet.

Ata argumentojnë se përfitimet e kësaj shitje ishin asimetrike, me autorët e raportit të cilët nuk arritën të identifikonin ndonjë të ardhur të dyshimtë në llogaritë e këshillit.

Investimi deri më tani ka ofruar 1468 njësi banimi, me të ardhurat nga qiraja që shkojnë për pronarët me bazë në Abu Dhabi. Një ndërtim i mëtejshëm është i planifikuar dhe pritet shumë shpejtë të vazhdojë.

“Vlerësimi ynë për zhvillimin e Manchester Life është se Këshilli i Qytetit të Manchesterit e shiti pasurinë e saj shumë lirë te pronarët e Manchester Cityt”, përmbledh raporti.

“Përfaqëson një transferim të pasurisë publike në duart private e që për çmimin që është dhënë është vështirë e justifikueshme”, thuhet më tej në këtë hulumtim të përbashkët.

Për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në Abu Dhabi, ka gjithashtu shqetësime se kjo marrëdhënie ndikon në imazhin e qytetit të Manchesterit.

Fondi i investimeve të Abu Dhabi United Group, i cili zotëron qytetin, është teknikisht i pavarur nga qeveria e vendit atje, megjithatë, përveç zotërimit të qytetit, Mansour është edhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përveç këtij raporti, gazeta gjermane Der Spiegel botoi akuza në prill, të përmbledhura nga TheAthletic, se Mansour fshehu miliona euro në fondet shtesë të klubit duke dërguar këto para përmes kompanive me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë të lidhura me shtetin. City ende nuk ka komentuar për këto akuza të Der Spiegel.

UAE janë akuzuar nga Amnesty International si një nga shtetet policore më brutale në Lindjen e Mesme, ndërsa homoseksualiteti dënohet me vdekje.

Raporti përfundon kështu: “Në afat të gjatë, pyetjet që ngrihen janë se cilat vlera dhe vlerat e kujt përfaqëson qyteti.”

“Potenciali që kjo marrëdhënie mes Këshillit dhe pronarëve të klubit mund të bëhet një detyrim etik, politik dhe ekonomik po rritet.”

“Imazhi i Manchesterit si një qytet i gjallë, i hapur dhe tolerant mund të rrezikohet nëse këshilli iu ndihmon personave elitar që vijnë nga regjime autoritare, për të gjeneruar kthime nga investimet që mbështesin fuqinë e tyre politike dhe ekonomike.”

Lajme të ngjashme