Bastet favorizojnë Manchester Unitedin që të fitojë Premierligën para Man Cityt dhe Liverpoolit - NACIONALE

Bastet favorizojnë Manchester Unitedin që të fitojë Premierligën para Man Cityt dhe Liverpoolit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Forma fantastike në parapërgatitje ka ndikuar që shumë tifozë të vënë bast për Manchester Unitedin si kandidati kryesor që të fitojë Premierligën në sezonin e ardhshëm, para dy rivalëve Manchester City dhe Liverpool.

"Djajtë e Kuq" kaluan një sezon të tmerrshëm vitin e kaluar duke e mbyllur si pozitë e gjashtë me 13 pikë mbrapa pozitës së katërt, Tottenham Hotspur dhe plot 35 pikë larg Cityt që e fitoi titullin.

Sidoqoftë, tani me arritjen e Erik ten Hag në stolin e Unitedit ka shumë optimizëm te tifozët pasi e shohin teknikun holandez si i duhuri që t'i jep fund kësaj epoke të Guardiolas në Premierligë, ky i fundit ka fituar katër herë ligën në pesë vitet e fundit.

Man United ka shkëlqyer nën urdhrat e Ten Hag në parapërgatitje, së fundmi me një fitore bindëse ndaj Crystal Palace, ku në fakt kanë fituar tre ndeshje nga tre të mundura.

Me fitoren 4:0 ndaj Liverpoolit, bastet që 20 herë kampioni i Anglisë të rikthehet në krye janë shtuar, prandaj tifozët janë duke mbështetur shumë skuadrën e Ten Hag.

Sipas "Betfair", 27 për qind të basteve në javën e kaluar në Tajlandë kanë qenë kështu: 11 për qind për Man United, derisa nga 7.4 për qind për Manchester Cityn dhe Liverpool.

Por, në përgjithësi United është favoriti i pestë për të fituar ligën pas Man Cityt, Liverpoolit, Chelseas dhe Spurs.

Këto baste krijohen falë formës aktuale, prandaj ka pasur këso ndryshimesh drastike gjatë javëve të fundit.

Tottenham nën urdhrat e Antonio Conte është gjithashtu shumë i mbështetur me 22,5 për qind në total.

Pas tyre vjen Arsenal, dhe çuditërisht West Ham dhe Newcastle United, me këtë të fundit që nuk ka qenë edhe shumë aktiv siç pritej në këtë afat veror.

Forma e shkëlqyer e Anthony Martial, me golin e tretë që e realizoi ndaj Crystal Palace gjithashtu e ka mbështetur të garojë për Këpucën e Artë.

Francezi vuajti në huazimin e fundit te Sevilla në edicionin që lamë pas, por mund të jetë shumë i rëndësishëm për Ten Hag, sidomos nëse Cristiano Ronaldo largohet përfundimisht nga klubi.

Ronaldo e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por destinacionet vecse janë zvogëluar me klubet si Bayern Munich, Chelsea, PSG dhe së fundmi Real Madrid e kanë refuzuar.

Lajme të ngjashme