Pep Guardiola reagon ndaj lajmeve se Neymari do t'i bashkohet Manchester Cityt
Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për raportimet e fundit ku e lidhin Neymar me kampionët anglez, ku ka thënë se janë lajme të pavërteta të gjitha këto, ndërsa për lojtarin thotë se është një futbollist i jashtëzakonshëm.
Sipas Goal, e cila raportoi disa ditë më herët, Paris Saint-Germain, janë të gatshëm ta shesin brazilianin nëse pranojnë një ofertë të mirë, dhe si mundësi e vetme për këtë lëvizje është parë Manchester City e cila qëndron mjaftë mirë financiarisht.
City kohën e fundit ka arritur të sigurojë shërbimet e Erling Haaland dhe Kalvin Philips për 112 milionë euro, por Neymar është vështirë i arritshëm, pasi që është edhe lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit deri më tani, me Guardiolan që insiston se lojtari nuk është në radarin e tyre.
Çfarë thotë Guardiola për lidhjen e Neymarit me skuadrën e tij?
Gazeta franceze Le Parisien, raportoi se Neymar është ofruar nga PSG-ja te Manchester City, por trajneri spanjoll thotë se kjo është një lajm i rrejshëm.
“Më vjen keq për La Parisien, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Më vjen keq për ta sepse informacioni që dhanë nuk qëndron me realitetin. Neymar është lojtar i jashtëzakonshëm, dhe me informacionet e mia edhe një djalë mjaft i mirë. Lëreni ta shprehë vetën e tij në Paris. Manchester City për çdo verë blenë 150 lojtarë sipas raportimeve, por kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Më vjen keq për Neymar, që është përfshirë në këtë temë.”
The trio back together 😎 pic.twitter.com/PPMHgeKxmv
— GOAL (@goal) July 17, 2022
Guardiola: Lojtarët e rinj do të përshtaten shpejt në skuadër
Në Manchester City deri më tani janë afruar katër futbollist, dy nga të cilët u përmenden më lartë, Haaland dhe Philips, ndërsa është afruar edhe sulmuesi i shumëvlerësuar argjentinas, Julian Alvarez dhe një portier zëvendësues, Stefan Ortega.
Trajneri spanjoll nuk pret menjëherë shumë nga porsa të ardhurit, duke u përgjigjur në pyetjen se si po adaptohen futbollistët e rinj: “Hap pas hapi, adaptimi nuk ndodh për një apo dy ditë.”
“Ne nuk mundemi t’i japim shumë presion menjëherë. Duhet t’i japim akomodimin e duhur këtu në Manchester, dhe në stërvitje ata do të rriten çdo ditë. Përshtypjet e para për të katërt janë shumë të mira, duken të jenë njerëz të mirë. Kur ka një ambient të mirë në dhomat e zhveshjes, është më e rëndësishme se taktikat”, përfundoi Guardiola.
New season loading… 📈📶 #ManCity pic.twitter.com/fsUibGvXyn
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) July 18, 2022
