‘Sherifi i ri’: Brenda javës së parë te Erik ten Hag te Manchester Unitedi
Vendimi i Erik ten Hag që të fillojë punën herët te Manchester United kontriboi në heqjen e rolit si këshilltar të Ralf Rangnick.
Gjermani konfirmoi këtë javë se ai nuk do ta pranojë marrëveshjen dy-vjeçare, pasi u emërua trajner i Kombëtares së Austrisë.
United e përshkroi vendimin si të përbashkët – por, krucialisht, ‘Djajt e Kuq’ besojnë se mund t’ia dalin pa ekspertizën e gjermanit në transferime, pas shumë ndryshimeve të implementuara nga drejtori, John Murtough, në muajt e fundit.
Ata janë gjithashtu optimistë se janë në përparësi pasi Ten Hag filloi përgatitjet para-sezonale në majin e hershëm.
Holandezi zhvilloi një takim me Murtough në Amsterdam më 12 maj, ku ai diskutoi politikën e transferimeve – dhe pastaj ktheu vëmendjen 100% nga puna e re, menjëherë pas ndeshjes së fundit si trajner i Ajaxit, më 15 maj.
Kur konsiderojmë se David Moyes u desh të priste deri më 1 korrik të zëvendësonte Sir Alex Ferguson, hierarkia e United shpreson se Ten Hag i ka dhënë vetes mundësinë më të mirë që të fitojë momentum.
Kjo po shihet si faktor që kontriboi në anulimin e rolit të Rangnick – i cili pritej të punonte si këshilltar gjashtë ditë në muaj.
Njohuritë rreth tregut të transferimeve do të ishin pjesë kyçe e detyrave të tij – por pas ndryshimeve rrënjësore në disa dikastere brenda klubit, u vendos se ekspertiza e Rangnick nuk ishte e nevojshme më.
Ten Hag e ka të qartë fuqimisht idenë për lojtarët që dëshiron t’i transferojë këtë verë – me mesfushën dhe sulmin që janë prioritete në përforcime – derisa ai dhe Murtough thuhet të kenë të njëjtin qëndrim.
Për më shumë, United nuk e ka ndërmend ta materializojë këshillën e Rangnick se klubit i duhen 10 lojtarë të rinj.
Ten Hag mund të transferojë pesë këtë verë – besohet se të gjitha departamentet kanë nevojë për adresim – por ai gjithashtu beson se një skuadër që përfundoi në vendin e dytë një sezon më herët se i fundit, ka shumë më shumë potencial se sa paraqitjet në fushatën e fundit.
Ai nuk ishte përfshirë në largimet si ai Paul Pogbas, Jesse Lingard dhe Juan Matas këtë javë – por pajtohet me Murtough se skuadra duhej spastrohej.
Edinson Cavani gjithashtu është larguar, dhe pritet që ai të ndiqet edhe nga Nemanja Matic. Frenkie de Jong po udhëheqë listën e dëshirave për mesfushë.
Declan Rice është një objektiv i kahmotshëm i Unitedit, por çmimi i tij prej 170 milionë eurove pritet të jetë pengesë e madhe, derisa Kalvin Philips gjithashtu po konsiderohet.
Darwin Nunez po admirohet fuqishëm, njejtë si Jurrien Timber.
Ten Hag është aktualisht në pushim dhe do të rikthehet në kohë për stërvitjet para-sezonale më 27 qershor.
Ardhja e tij thuhet të ketë elektrizuar klubin, pasi zbuloi idetë e tij ndaj një numri të madh të pjestarëve të stafit në “Old Trafford”, me të cilët pati mundësinë të takohet.
Është përshkruar si “sherifi i ri”.
Katër ditët e para të tij u përcollën me punën e tij në zyret e United, para se të shikonte ndeshjen e fundit të sezonit kundër Crystal Palace në ‘Selhurst Park’.