Shefi i klubit saudit e gozhdon Messin: S'më duhet një lojtar që vetëm shikon në fushë - NACIONALE

Shefi i klubit saudit e gozhdon Messin: S'më duhet një lojtar që vetëm shikon në fushë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë temë spekulimi, por shefi i skuadrës saudite Al-Tai thotë se nuk është i interesuar për fituesin e Kupës së Botës.

Presidenti i klubit saudit Al-Tai, Turki Al-Dabaan, e ka sulmuar Messin dhe thotë se ai nuk do ta merrte argjentinasin në klubin e tij. E ardhmja e Messit mbetet e pasigurt, pasi që kontrata e tij me PSG-në do të skadojë në verë.

Al-Dabaan thotë se paraqitjet e sulmuesit në dështimin e klubit të tij Paris Saint-Germain për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligën së Kampionëve janë arsyeja se pse ai nuk do të dëshironte shpenzonte para për fituesin e Kupës së Botës.

“Unë nuk dua të nënshkruaj me një lojtar të klasit botëror në ekipin tim, i cili shikon ndeshjen nga stadium si Messi përballë Bayern Munich”, tha Al-Dabaan për kanalin televiziv të Arabisë Saudite SBC.

Messi dhe PSG-ja u kritikuan rëndë pas një tjetër eliminimi zhgënjyes nga gara më e madhe evropiane për klube.

Philipp Lahm tha se Messi dukej “i pafuqishëm dhe i dëshpëruar“ gjatë ndeshjes së tyre në rrethin e 16 më të mirëve, pasi Bayern doli fitues i përgjithshëm 3:0.

Për 35-vjecarin është përfolur se mund të kalojë kampionatin e Arabisë Saudite këtë verë, apo se mund të kthehet në Barcelonë ose t’i bashkohet ndonjë klubi në MLS.

Ylli argjentinas do të rikthehet të luajë për PSG-në të dielën me 2 prill kundër Lyon./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme