29 klubet e MLS-së bashkohen për ta financuar kalimin e Messit në MLS, ai zgjedh për cilin të luajë - NACIONALE

29 klubet e MLS-së bashkohen për ta financuar kalimin e Messit në MLS, ai zgjedh për cilin të luajë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të gjitha 29 klubet e ligës elitare amerikane (MLS) janë bërë bashkë për ta financuar kalimin e Lionel Messit në futbollin amerikan, duke i dhënë atij mundësi të zgjedhë pastaj se për cilin klub dëshiron të luajë.

Ardhmja e fituesit të Kupës së Botës është ende e pazgjidhur, pasi marrëveshja e tij me Paris Saint-Germainin mbaron në qershor.

Nëse ai nuk pajtohet për ta vazhduar karrierën në kryeqytetin francez, atëherë do t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër si lojtar i lirë.

Për Messin është përfolur se ka shumë mundësi ku ta vazhdojë karrierë, nga Barcelonë në Lindjen e Mesme, por interesimi i madh për të nga Shtetet e Bashkuara nuk është zbehur kurrë.

David Bechkahm, bashkëpronar i Inter Miamit, nuk e ka fshehur aspak faktin se dëshiron ta mirëpresë Messin në Florida.

Trajneri i Inter Miamit, tha së fundmi: “Nuk do ta mohoj se ka diçka në këto thashetheme dhe se ne jemi të interesuar në Lionel Messin. Ne duam t’i sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub futbolli. Messi dhe Sergio Busquets janë dy lojtarët që veçohen më shumë në vitet e fundit. Ata janë lojtarë të mëdhenj që do të ishin përfitim i madh për këtë organizatë. Për MLS-në, do ta ndryshonte lojën”.

Mediat spanjolle po raportojnë tani se klubet e MLS-së mund të bashkëpunojnë për ta arritur një marrëveshje sensacionale sipas të cilës Messi do t’i fitonte mbi 1 milionë euro në javë.

Duke qenë se prania e tij në Amerikë do të ishte përfitim për të gjithë, duke marrë parasysh të hyrat nga të drejtat televizive dhe reklamat, besohet se të gjitha klubet do të kontribuonin për ta siguruar pagën e Messit.

Argjentinasit 35-vjeçar do t’i lejohej të zgjedhë se për cilin nga 29 klubet e MLS-së të luajë.

Lajme të ngjashme