Barcelona e gjen zgjidhjen financiare për ta kthyer Lionel Messin - NACIONALE

Barcelona e gjen zgjidhjen financiare për ta kthyer Lionel Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thashethemet rreth rikthimit të Lionel Messi në Barcelonë, ‘shtëpinë e tij’, janë shtuar aq shumë sa që edhe vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta - njeriu që e la atë të shkojë në PSG - ka kontaktuar me yllin argjentinas duke e siguruar që “ai e di se dyert e klubit janë të hapura për të”.

Megjithatë këtë të shtunë Javier Tebas, presidenti i LaLigës, e bëri të qartë se me situatën ekonomike nëpër të cilën po kalon aktualisht Barcelona, Messi nuk mund të kthehet në klub nëse ai nuk zbret shumë pagën.

I vetmi që mund të bëjë diçka është klubi. Do të dëshiroja që ai të kthehej dhe të përfundonte karrierën në Barcelonë, por nuk varet nga ne, ne nuk do t’i ndryshojmë rregullat vetëm që Messi të vijë”, sqaroi Tebas.

Zgjidhja që Barcelona po ia propozon Messit

Duke pasur parasysh se do të ishte e vështirë, sipas Tebas, që Messi ta ulë dukshëm pagën e tij, Barcelona tashmë po mendon një mënyrë për t’i ofruar një alternativë ekonomike yllit argjentinas në mënyrë që ta bindë atë të kthehet.

Sipas Mundo Deportivos, marrëveshja do të përfshinte ofrimin e një rroge jo shumë të lartë Messit, dhe propozimin që në shkëmbim ai ta marrë një përqindje nga të hyrat e siguruara prej kthimit të tij në Barcelonë në mënyra të ndryshme, veçanërisht nga marketingu.

Kështu, plani për të përmbushur ëndrrën për të parë Messin në Barcelonë sërish tashmë duhet të jetë duke u zhvilluar dhe sipas Mundo Deportivos, klubi duhet të jetë duke punuar mbrapa skenave pa bërë ndonjë lëvizje.

Messi është i vetëdijshëm që ish-klubi i tij është i interesuar për të, i cili është duke e pritur një lëvizje nga argjentinasi për ta bërë hapin e radhës./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme