Kurti i jep 100 euro si lypsarit më të varfër, aq edhe Behgjet Pacollit
Ermal Mulosmani*
Në Kosovë ka disa ditë që po diskutohet me pasion çështja e një profili anonim në FB që është përdorë prej vitesh për të sharë opozitën dhe në favor të VV.
Unë kam friendsa disa të tillë, me emra realë.
Për mua nuk është problem fare nëse është anonim apo real profili.
Ama gjuha linçuese, denigruese, dhuna verbale, pa fakte, është skandaloze.
Urrejtësit duhen izoluar. Ka vetëm një mënyrë sipas meje. Denoncimi masiv i këtyre njerëzve jo vetëm në organet e rendit por sidomos raportimet masive në administratorët e rrjeteve sociale deri në mbylljen e profilit. Kjo është një gjë që dekurajon sharësit.
Është një gjë të jesh fjala vjen kundër Edi Ramës, Albin Kurtit, Sali Berishës etj, duke përdorë fakte reale, të provueshme, publike, dhe krejt tjetër gjë t'i akuzosh me fantazi të sëmura që tejkalojnë çdo lloj kufiri normal.
Çfarë nuk lexoj në profilet e disa prej friendsave të mi urrejtës. Tëmthi po u plas. Dhe të mendosh, në Kosovë urrejnë Opozitën jo Pushtetin.
Kanë mbetë te “tradhtia” dhe “hajnia” 20 vjeçare e ish pushtetarëve. Paskan qenë të tmerrshëm në urrejtje. Djem dhe vajza, burra dhe gra, ai pushtet ka 6 vjet që nuk është në fuqi.
Ata “hajna” kanë kontribut edhe në çlirimin e Kosovës, pavarësimin e saj si dhe rindërtimin.
Ndërsa Lideri juaj ka vetëm një meritë të dukshme: Mbledh taksat dhe ua shpërndan çdo tre muaj a gjashtë, proporcionalisht çdo banori të Kosovës. Pra jo rishpërndarje (quhet rishpërndarje kur ua merr të pasurve, oligarkëve dhe ua shpërndan të varfërve).
Jo, Kurti i jep çdo 6 muaj nga 100 Euro si lypsarit më të varfër të Kosovës aq edhe Behgjet Pacollit. Ky është një veprim që nuk e kam hasur kurrë në asnjë qeverisje në botë.
*Shkrim i shkëputur nga profili i autorit në Facebook.