Ronaldinho këshillon Lionel Messin të rikthehet te Barcelona - NACIONALE

Ronaldinho këshillon Lionel Messin të rikthehet te Barcelona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho ka këshilluar sulmuesin Lionel Messi që të rikthehet në "Camp Nou".

Argjentinasi do të jetë agjent i lirë në verë dhe që një kohë ka raportime për një rikthim të mundshëm te katalunasit, ku kaloi shumicën e karrierës.

Së fundmi, edhe Ronaldinho ka këshilluar lojtarin që të rikthehet te Barcelona.

"Jam mik me Messin, jam tejet i lumtur për të. Jam shumë i kënaqur që e shoh duke realizuar ëndrrat, kjo më bën të lumtur".

"Për mua, Messi është më i miri (i të gjitha kohërave). Dua vetëm ta shoh të lumtur, nuk më intereson se ku është".

"Pas gjithë historisë që ka bërë te Barcelona, do të ishte mirë nëse do të mund ta përfundonte karrierën aty", deklaroi braziliani për "Sport".

Tashmë është bërë një numër i madh i lojtarëve që po e këshillojnë Messin të rikthehet te Barcelona, me presidentin Joan Laporta dhe trajnerin Xavi Hernandez që po e presin me duarhapur.

PSG në anën tjetër ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës dhe bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

"Parisienët" duan t'ia vazhdojnë kontratën për dy vite, mirëpo thuhet se Messit nuk po i pëlqejnë disa detaje andaj po konsideron edhe opsione tjera.

Përpos Barcelonës, Inter Miami i MLS-së dhe Al-Hilal kanë shprehur interesim.

Lajme të ngjashme