ShBA e “shpartallon” edhe Sudanin e Jugut, kualifikohet tutje - NACIONALE

ShBA e “shpartallon” edhe Sudanin e Jugut, kualifikohet tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

ShBA ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve, për ta siguruar kualifikimin tutje.

Pas demolimit që i bënë Serbisë, ShBA mposhti thellë edhe Sudanin e Jugut me rezultat 103-86 (26:14, 29:22, 18:19, 30:31).

ShBA e nisi më mirë qysh nga fillimi, për ta mbyllur me 12 pikë epërsi çerekun e parë (26:14), ndihmuar nga shtatë pikë tjera në çerekun e dytë (29:22).

Sudani i Jugut tentoi ta përmbyste në dy çerekët e fundit, por e tëra që ia dolën të bënin ishin nga një pikë avantazh në secilin çerek (18:19, 30:31).

Kësisoj, me dy fitore në fazën e grupeve ShBA e siguron kualifikimin tutje pavarësisht që do ta zhvillojë edhe një ndeshje ndaj Puerto Rikos.

Më i miri në këtë ndeshje ishte qendra e Miami Heat Bam Adebayo me 18 pikë, shtatë topa të kthyer e një asistim, derisa te Sudani i Jugut i pandalshëm ishte Omot me 24 pikë, por të pamjaftueshme për t’iu gëzuar fitores.

Lajme të ngjashme