Sevilla shkarkon trajnerin Sampaoli: Kush pritet të jetë zëvendësues?
Sevilla ka shkarkuar trajnerin Jorge Sampaoli pak para përballjes me Manchester Unitedin në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Menaxheri argjentinas është larguar pas humbjes së Sevillas 2-0 ndaj Getafes në La Liga, gjë që i lë ata 2 pikë mbi zonën e rënies nga liga.
Sampaoli u bë pjesë e skuadrës spanjolle në tetor si zëvendësim i Julen Lopetegui. Ai zhvilloi 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 12 humbje, 6 barazime dhe vetëm 13 fitore. Bazuar në deklaratën e Sevillës, ata do të paguajnë tarifë prej 10 milionë eurosh për arsye të shkëputjes së kontratës para kohe.
“Sampaoli nuk do të drejtojë stërvitjet sot që janë në ora 18:00, sepse klubi është duke punuar që të rekrutoi një trajner të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Sevilla FC falënderon Jorge Sampaolin për përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj klubit dhe i uron atij fat në të ardhmen e tij”, thuhet në njoftimin e Sevillas.
Klubi spanjoll po kërkon një zëvendësim dhe janë duke sygjeruar që pasues i Samapolit të jetë ish-trajneri i Valencias, Jose Bordalas ose ish-trajneri i Alaves, Jose Luis Mendilibar.
Sevilla ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Cadiz dhe Celta Vigo në La Liga, para takimit me Manchester United në çerekfinalet e Ligës së Evropës.