“S’është morale ta ndryshosh kombëtaren”, Florent Muslija iu dërgon mesazh lojtarëve që po e përdorin fanellën dardane - NACIONALE

“S’është morale ta ndryshosh kombëtaren”, Florent Muslija iu dërgon mesazh lojtarëve që po e përdorin fanellën dardane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Florent Muslija iu ka dërguar mesazh futbollistëve që janë duke e përdorur fanellën dardane për fitimet personale.

Numri i lojtarëve që ishin pjesë e Kosovës dhe tani kaluan te ndonjë kombëtare tjetër është veçse duke u rritur, me Dion Berishën që së fundmi la “Dardanët” U21 për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Pas këtyre ‘largimeve’ ka reaguar edhe Muslija, që tregoi si e pranoi ftesën e Kosovës para Gjermanisë duke iu dërguar mesazh lojtarëve që të mos ndryshojnë mendje po ta respektojnë fjalën që japin.

Mbështetje dhe respekt për Kosovën në çdo kohë. Në mbështetje të Kosovës edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë. I thashë – PO – Kosovës në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 e Gjermanisë”.

Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndërroj mendje. Kosova është shteti jonë e i cili u krijua me mund e sakrificë të jetave, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afër tre dekada me sakrificë të shumë gjeneratave që ne ta gëzojmë tani këtë periudhë, që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin”.

Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e kam pa dhe nuk e shoh për promovimin timin personal. Por, e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe ti bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim”.

Dhe tani kam një mesazh shumë të sinqert e vëllazëror për të gjithë ata bashkëlojtar të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit të vendos me Zemër është po ashtu e drejt legjitime e të analizosh e të konsullohesh. Por në momentin që vendos me i thanë PO Dardanëve dhe shtetit tënd nuk është as morale, e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye ta ndërrosh mendjen për joshje tjera”.

Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12-vjeçare. FFK të njëjtën gjë që është duke e bërë në të gjithë Gjermaninë e Evropën dhe kjo me detyroj të reagoj pasi që gjithë ky mund e përkujdesje me vite për të qëndruar afër të gjithë talentëve nuk ishte dashtë të ketë vend për dëshpërim. Ta duam Kosovën Dardane me vepra!”, shkroi Muslija.

Lajme të ngjashme