Saga Mbappe – Real Madrid nuk përfundon asnjëherë, ‘Mbretërit’ e duan transferimin e yllit francez në janar - NACIONALE

Saga Mbappe – Real Madrid nuk përfundon asnjëherë, ‘Mbretërit’ e duan transferimin e yllit francez në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi raportohet se dëshiron që të arrijë një marrëveshje me çdo kusht në janar si parakontratë me yllin francez Kylian Mbappe, para se të nënshkruajnë me të përfundimisht në verën e ardhshme.

‘Los Blancos’ thuhet se kanë ndarë një shumë prej 230 milionë euro (250 milion dollarë) për yllin e Paris Saint-Germain. Shuma do të përdoret për të mbuluar pagat e Mbappes dhe një tarifë nënshkrimi, sipas Sport.

Mbappe pati një përplasje me PSG-në në fillim të kësaj vere që e bëri atë të përjashtohet fillimisht nga skuadra e tyre gjatë turneut para-sezonal të klubit në Japoni. Ndërsa fituesi i Kupës së Botës nuk donte të nënshkruante një kontratë të re, PSG dëshironte që ai të zgjaste qëndrimin e tij në mënyrë që nëse largohej në 2024 , klubi të merrte disa para nga transferimi i tij. Çështja është zgjidhur përkohësisht, me Mbappen që është kthyer në skuadër te PSG-ja në fillim të sezonit të ri të Ligue 1 me pesë gola në tre paraqitje deri më tani.

Kylian Mbappe PSG 2023-24

PSG po shqyrton edhe një herë ofrimin e një marrëveshje të re për Mbappe, por lojtari deri më tani i ka rezistuar presionit të tyre. Reali, nga ana tjetër, nuk bëri një nënshkrim të madh këtë verë për të zëvendësuar Karim Benzeman, pasi ata mbeten me shpresë për të transferuar sulmuesin e PSG-së verën e ardhshme.

Lajme të ngjashme