Marca: Mbappe kalon te Reali vetëm nëse nuk rinovon dhe nënshkruan parakontratë në janar - NACIONALE

Marca: Mbappe kalon te Reali vetëm nëse nuk rinovon dhe nënshkruan parakontratë në janar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi i njohur spanjoll “Marca” raporton se sulmuesi Kylian Mbappe mund ta plotësojë ëndrrën që të luajë për Real Madridin vetëm nëse nuk rinovon kontratën.

Francezi do të qëndrojë edhe për një vit në “Parkun e Princave”, me PSG-në që tani është optimst se do ta bind për rinovimin e kontratës.

Raportimet në Francë thonë se PSG është në negociata me francezin për rinovimin e kontratës deri më 2026, ku do të vendosej një klauzolë lirimi që mund ta lejojë t’i bashkohet Real Madridit për një çmim të caktuar.

Sidoqoftë, “Marca” raporton se mënyra e vetme që Mbappe të luajë në “Santiago Bernabeu” është që ta refuzojë rinovimin e kontratës dhe të nënshkruajë një parakontratë në muajin janar.

Real Madrid nuk dëshiron t’i paguajë asnjë cent PSG-së për francezin, prandaj edhe nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare në këtë afat kalimtar.

Klubi madrilen vazhdon të mos ketë raporte të mira me francezët dhe do ta transferojnë Mbappen vetëm nëse ky i fundit nënshkruan parakontratë ngase kanë frikë se mund të përsëritet një histori e njëjtë si vitin e kaluar.

Mbappe kishte marrëveshje verbale me “Los Blancos” por çuditërisht në javët e fundit pranoi ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës.

PSG tani e ka bërë prioritet ta bindë Mbappen për të vazhduar bashkëpunimin dhe me ndryshimet e fundit besojnë se janë rrugës së duhur.

“Parisienët” plotësuan dëshirën e lojtarit duke larguar yjet si Lionel Messi dhe Neymar, ndërsa transferuan mikun e tij Ousmane Dembele, si dhe janë pranë marrëveshjes për Kolo Muanin e Eintracht Frankfurtit.

Lajme të ngjashme