Rrahmani: Kvaratskhelia është i jashtëzakonshëm, ka shkathtësi driblimi dehëse - NACIONALE

Rrahmani: Kvaratskhelia është i jashtëzakonshëm, ka shkathtësi driblimi dehëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amir Rrahmani ka thënë fjalë në superlativ për bashkëlojtarin e tij, Khvicha Kvaratskhelia, që me stilin e tij po çmend mbarë tifozët e Napolit dhe të gjithë ndjekësit e futbollit.

Për ta sjellë nga Dinamo Batumi, Napoli pagoi vetëm 10 milionë euro. Pas largimit të Lorenzo Insignes drejt MLS, respektivisht Torontos, Khvicha Kvaratskhelia ishte portretizuar si pasardhësi i tij.

Që në ndeshjet e para të këtij sezoni ylli gjeorgjian ka bërë për vete të gjithë ambientin e ngrohtë të qytetit napoletan, duke treguar të gjithë potencialin. Potencial të cilin më herët shumë pak veta e njihnin, hiç këtu drejtorin e ekipit, Giuntoli, i cili insistoi që ta siguronte kartonin e tij.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, zgjodhi fjalët më të mira për ta përshkruar Kvaratskhelian si lojtar, që po shihet edhe si më meritori për këtë ecuri të frikshme të Napolit, ku shkoi në pauzën e Botërorit me një kapital prej pesë (8) pikëve ndaj Napolit, duke zënë vendin e parë në tabelë.

“Është një lojtar me një talent të jashtëzakonshëm. Është shumë i fortë me shkathtësi drbiluese. Ka stilin e vet. Ka sjellë një atmosferë të re në skuadër dhe të gjithë jemi të lumtur që e kemi afër nesh”, nënvizoi mbrojtësi kosovar.

Rrahmani foli edhe për periudhën kur 21-vjeçari është transferuar te Napoli dhe se çfarë përshtypje njerëzore ka transmetuar.

“Kur ka ardhur në fillim ishte një djalë i qetë, por edhe i strukur. Vazhdon të jetë i tillë. Kemi një raport shumë të mirë dhe mendoj që mund të bëhet akoma më i hapur dhe të dëfrehet akoma më shumë me ne”
, përfundoi Rrahmani.

Këto fjalë Rrahmani i tha gjatë një dokumentari që është përgatitur për përfaqësuesin gjeorgjian, i cili ka fituar vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet surreale që ka treguar.

Napoli po punon për ta vazhduar bashkëpunimin me yjet e saj

Në numrin e sotëm të “Gazzetta Delo Sport”, doli në sipërfaqe edhe lajmi që Napoli është duke përgatitur një ofertë të rinovimit të kontratës ylli të vet këmbëshpejtë.

Për momentin Kvaratskhelia ka një pagë vjetore prej 1,4 milion euro. Kontrata e tij skadon më 2027, por i pari i klubit, Aurelio De Laurentis, është i vendosur që t’ia vazhdojë edhe për një sezon tjetër kontratën, me një rritje të pagës.

Napoli në të njëjtën kohë po punon edhe për Kim që t’i vazhdohet kontrata. Një tjetër afrim që doli si një goditje e qëlluar nga drejtori Giuntoli gjatë afatit kalimtar veror.

Ai u afrua te Napoli për ta zëvendësuar Koulibalyn. Forma që tregoi gjatë këtyre muajve ishte ngazëlluese. Shumë shpejt tifozët napoletanë harruan Koulibalyn, duke fituar një simpati të madhe për yllin aziatik.

Ashtu siç dihet, bisedimet për rinovimin e kontratës vazhdojnë prej disa muajsh edhe për vetë kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Palët janë shprehur optimiste se do të arrinë deri në një gjuhë të përbashkët.

Lajme të ngjashme