Ronaldo pas paraqitjes rekord për Portugalinë: 200 paraqitje me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi
Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, bëri që edhe një rekord tjetër ta ketë emrin e tij për shumë vite të tjera, pasi paraqitja e tij e djeshme për Portugalinë ndaj Islandës ishte e 200-ta me kombëtaren dhe askush nuk e kishte bërë këtë më parë, me portugezin që kishte ca fjalë pas kësaj ndeshje.
Ronaldo ishte vendimtar për kombëtaren e tij, pasi shënoi golin e vetëm të takimit, duke ia dhuruar Portugalisë tre pikë me golin e shënuar në minutat e fundit.
Ai në postimin e tij në Instagram, shkroi: “200 ndeshje me të njëjtin angazhim, përkushtim dhe përgjegjësi, ashtu si hera e parë që luajta me këtë fanellë. Jam këtu, duke vazhduar të shënoj, ta ndjekë ëndrrën time dhe të jap më të gjitha për ekipin dhe vendin tonë, për dashurinë Portugalinë.”
Ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Marcelo, komentoi me disa emoji, por ajo që ishte më befasuese ishte komenti i Harry Maguires.

Maguire që ndjeu se autoriteti i tij si kapiten i Manchester United po rrezikohej dita ditës nga prania e Ronaldos, çoi në disa raportime se kishte një përçarje mes dyshes, por kjo grindje duket se nuk ka ekzistuar apo ka kaluar me kalimin e kohës.
Ronaldo tani do të shijojë pushimet e tij me familjen dhe do të kthehet për skuadrën e tij, Al Nassr, më 17 korrik në një miqësore ndaj Celta Vigos.

