Ronaldo me renditjen më të dobët në 17 vitet e fundit, Messi as në top 30
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka pranuar renditjen me të dobët për Topin e Artë në 17 vitet e fundit, derisa Lionel Messi nuk ka përfunduar as në top 30.
Ylli i Man Unitedit ka përfunduar në pozitën e 20-të, pozitë në të cilën kishte përfunduar në vitin 2005.
Ronaldo, i cili asnjëherë nuk kishte përfunduar nën pozitën e 20-të, ka fituar pesë herë Topin e Artë, së fundmi në vitin 2017.
Ndërsa, ylli i PSG-së, Lionel Messi është edhe me dobët, pasi dështoi që të jetë edhe në top 30-shen më të mirë. Argjentinasi ka rekordin për më së shumti Topa të Artë, ku ka fituar shtatë sosh, të fundit vitin e kaluar.
Edicionin e kaluar, Ronaldo shënoi 24 gola në 38 ndeshje për "Djajtë e Kuq" pasi u rikthye në skuadër.
Ranked at the 20th place for the 2022 Ballon d’Or! @Cristiano@ManUtd#ballondor pic.twitter.com/omidUm8DQO
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022
Portugezi ishte i lidhur me largimin nga "Old Trafford" gjatë afatit kalimtar veror, por marrëveshja në fund dështoi, kësisoj vazhdon të jetë te Man United.
Sidoqoftë, këtë edicion ka pasur disa vështirësi pasi ka shënuar vetëm dy herë dhe shumicën e rasteve është përdorur vetëm si zëvendësues.
Messi në anën tjetër ka realizuar 11 gola për PSG-në këtë edicion, që është formë e standardeve të larta që ka vendosur.
Forma e lartë në këtë edicion dhe paraqitjet impresionuese që po zhvillon ka ndikuar që të jetë ndër lojtarët më të mirë në botë momentalisht.